Aktuale
IBM po ndërton anijen e parë autonome
IBM ka zyrtarizuar përpjekjet për të ndërtuar një anije plotësisht autonome, të aftë për të udhëtuar përtej Atlantikut pa ndihmen e njeriut.
Gjigandi i teknologjisë njoftoi të Mërkurën se do të marrë pjesë në një konsorcium global të krijuar për të ndihmuar në materializimin e anijes, të quajtur Mayflower. Pasi të përfundojë, anija vetëlundruese planifikohet të bëjë një udhëtim 3,000 milje në Atlantik në Shtator 2020.
Duke përdorur inteligjencën artificiale të krijuar nga IBM, Mayflower është duke u ndërtuar për të shmangur me saktësi pengesat e oqeanit dhe të përfundojë udhëtimin e tij nga Plymouth në Angli në Plymouth Massachusetts pa asnjë ndërhyrje njerëzore.
IBM dhe partneri Promare, po e pozicionojnë anijen si një mënyrë për të avancuar kërkimin përmes zvogëlimit të barrierave si kostoja dhe burimet njerëzore. Vendosja e një anije kërkimore në det mund të kushtojë dhjetëra mijëra dollarë në ditë dhe është e kufizuar nga sa kohë njerëzit mund të kalojnë në bord, një faktor ndalues për shumë nga misionet e sotme detare shkencore, tha Themeluesi i ProMare.
Me këtë projekt, ne jemi duke pionieruar një platformë me kosto efektive dhe fleksibël për mbledhjen e të dhënave që do të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të oqeanit dhe industrive që ai mbështet. Për të ndihmuar anijen të bëjë udhëtimin e saj, anija do të përdorë një numër burimesh të ndryshme të karburantit, përfshirë diellin, erën dhe naftën.
IBM thotë se Mayflower do të jetë në gjendje të studiojë disa probleme që pllakosin oqeanet në të gjithë botën. Midis tyre do të jetë problematika e ndotjes plastike që ka prekur edhe detin.