Aktuale
I pari i preztigjiozes ArchDaily, vjen në Kosovë në kuadër të Festivalit të Arkitekturës

Një nga eventet më të mëdha të arkitekturës në vendin tonë, Festivali i Arkitekturës në Kosovë, që filloi më 2 qershor të këtij viti dhe kishte shtritë aktivitete e tij gjatë javës së parë në Prishtinë duke vazhduar me qytetet e tjera në Kosovë, tani do të rikthehet sërisht në Kryeqytet.
Faqja zyrtare e festivalit ka konfirmuar pjesëmarrjen e ligjëruesit të parë për javën ciklin e ligjëratave të shtatorit në Prishtinë i cili do të jetë David Basulto, drejtori ekzekutiv i prestigjiozes Arch Daily.
David Basulto diplomoi në Universiteti Católica de Chile në vitin 2006. Është themeluesi dhe CEO i ArchDaily, “faqja më e vizituar e arkitekturës në botë”, botuar në mbarë botën në gjuhen angleze, spanjolle, portugeze dhe kineze.
Misioni i ArchDaily është “të përmirësojë cilësinë e jetës së 3 miliardë njerëzve që do jetojnë në qytete në 40 vitet e ardhshme, duke u dhënë inspirim, njohuri dhe mjete arkitektëve që pranojnë këtë sfidë.”
David ka qenë pjesë e jurisë së disa çmimeve, dhe konkurseve të projektimit në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi dhe është anëtar i këshillit ndërkombëtar për Çmimin Amerikan “Mies Croën Hall”, në Çikago. David njihet si “Endevor Entrepreneur” nga Fondacioni Endeavour në Nju Jork dhe mori Çmimin Kombëtar të Inovacionit nga Qeveria Kiliane në vitin 2012. David Bazulto shërbeu si kurator i Pavijonit të shteteve Nordike në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut të 2016-ës.
