Aktuale
I jepet drita e gjelbër projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në Istog

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjet për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit “Ndërtimi i Sistemit të ujësjellësit për Komunën e Istogut”.
E Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka thënë se ky do të jetë viti i fundit që banorët e disa fshatrave të Istogut vuajnë padrejtësisht për këtë nevojë, që nga paslufta.
Ai, ka thënë se shumë shpejt do të marrim edhe lajmin e mirë të miratimit të projektit për ndërtimin e rrugëve të Bjeshkëve tona të bukura, që do ta shëndrrojnë Istogun në zonë turistike.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë të Istogut, banorë të fshatrave të “Mivadës”, dua sot të ndaj një lajm të mirë për ju.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për projektin e ndërtimit e sistemit të ujësjellësit për ujëra të pijshëm në Komunën e Istogut.
Kjo shumë shpejt do të bëhet realitet pas ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG.
Andaj, ky do të jetë viti i fundit që padrejtësisht disa fshatra në Istog që nga paslufta vuajn për këtë nevojë elementare.
Për këtë projekt, para pak ditësh e ngrita zërin në Kuvendin e Kosovës, dhe jam i lumtur që së shpejti po bëhet realitet.
Shumë shpejt do të marrim edhe lajmin e mirë të miratimit të projektit për ndërtimin e rrugëve të Bjeshkëve tona të bukura, që do ta shëndrrojnë Istogun në zonë turistike.
