Connect with us

Aktuale

“Hyperallergic”: Biblioteka Kombëtare e Kosovës, objekt me elemente të shumta osmane

Published

on

Në mesin e objekteve më mahnitëse arkitekturore të Kosovës, ai që përmendet më së shpeshti nga revistat prestigjioze ndërkombëtare është Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Së fundmi revista amerikane e artit “Hyperallergic”, në artikullin “Modernizmi i komplikuar i Jugosllavisë”, e konsideron Bibliotekën Kombëtare si ndërtesë me elemente të shumta osmane.

Profesoresha e artit në kolegjin “Rhode Island”,  Natasha Seaman përmes reportazhit të saj veçon këtë bibliotekë si një objekt përveç se i bukur edhe shumë i mbrojtur.

“Biblioteka Universitare e Kosovës në Prishtinë, e projektuar nga Andrew Mutnjaković është e mbledhur në 99 kube me kupola ku secili modul ndryshon për nga madhësia. Pjesa e poshtme e ndërteses është e mbështjellë me një rrjetë metalike, duke iu referuar traditës lokale të filigranës. Përveç se i bukur, ky objekt duket goxha i mbrojtur” është shprehur ajo.

Më poshtë mund ta gjeni artikullin e plotë:“Modernizmi i komplikuar i Jugosllavisë”

Kur mbërrita në Jugosllavi, si një studente 17 vjeçare, përmes një programi të shkëmbimit, në vitin 1986, çdo gjë më dukej jashtëzakonisht e huaj. Gjuha gjithsesi, por edhe ajri, aroma e tymit të cigares dhe naftës; kuzhinat të cilat këmbëngulnin të përgatisnin disa gjëra të caktuara si supa dhe lakrat turshi pothuajse në çdo vakt. E banjot kishin mungesë të perdeve të dushit, ndërsa letrat higjienike gati të ngurta në formë të drejtëkëndëshit, ishin pothuajse me ngjyrë të kuqe.

Pastaj aty ishin ndërtesat. Unë isha rritur në një qytet të vogël të Virxhiniës Perëndimore, ku arkitektura madhështore gjatë periudhës së “Lumber Industry” ishte një përzierje e dyqaneve modeste, e shtëpive të drunjta dhe varfërisë në përgjithësi. Në Jugosllavi si dukej të gjithë jetonin në ndërtesa identike shumëkatëshe. Disa nga ndërtesat në Kragujevc, ku unë kam jetuar datonin nga shekulli i XIX-të, por pjesa tjetër e tyre ishin pllaka moderniste. Modernizmi ishte po aq pjesë e shijes në vend, sa gotat e kafesë dhe të qumështit turk, që shiteshin të nxehta në enë të plastikës.

Arkitektura ishte rezultat i përpjekjeve të përbashkëta kombëtare për modernizim dhe unifikim. Jugosllavia siç dihet ishte një konstrukt që më pas u shpërbë. Ajo bashkoi gjashtë republika të veçanta pas Luftës së Dytë Botërore, ku fliteshin pesë gjuhë. Jugosllavia  kishte madhësinë pothuajse sa të Ohajos. Shtrirja politike e saj ishte në mes të vendeve të Perdes së Hekurt dhe atyre të Perëndimit edhe pse me asnjërën konkretisht nuk ishte e radhitur.

Një ekspozitë e pamundur dhe e rëndësishme njëkohësisht “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948-1980” (Drejt një koncepti konkret: Arkitektura në Jugosllavi gjatë viteve 1948-1980), në Muzeun e Artit Modern, shtjellon temën e arkitekturës moderne të Jugosllavisë. Kjo shfaqje argumenton për rëndësinë e historisë së arkitekturës gjatë periudhave të mëhershme e deri tek ajo e shek. XX.  Ekspozita është një mundësi për zbulim aq sa ishte edhe nostalgji për ndërtesat e dikurshme të vendit dhe ato të cilat aktualisht kishin mbetur.

Shfaqja me rigorozitet shpjegon një periudhe kohore të tensioneve etnike, e cila megjithatë arriti t’i rezistojë kohës. Në një arkaizëm të hollë, të gjithë arkitektët janë identifikuar si jugosllavë, pavarësisht se cilës republikë kanë pretenduar se i takojnë. Videot nga regjisorja Mila Turajlic tregon një ndërthurje të historisë para se ajo të shpërbëhej. Në hyrje videoja thotë “Mi gradimo zemlju- zemjla gradi nas”  (Ne e ndërtojmë vendin-  vendi na ndërton neve) teksa nga kënga në sfond dëgjohet një thirrjet e këngëtares “Jugosllavia”.

Videot janë një strategji për të sjellë ndërtesat brenda në ekspozitë. Ato përfaqësohen edhe nga skicat dhe planet e arkitektëve, projektet e ndërtesave, të krijuara me dashuri nga studentët e arkitekturës dhe fotografitë e realizuara nga MoMA. Blloqet e standardizuara të apartamenteve përbëjnë thelbin e Jugosllavisë. Pjesa më e madhe e shfaqjes i kushtohet strukturave ambicioze, disa prej tyre janë ndërtesa banimi por shumë prej tyre janë biblioteka, ndërtesa qeveritare, qendra kulturore e hotele. Materiali kryesorë i përdorur për ndërtimin e tyre është betoni i përforcuar.

Marrim shembull hotelin Zlatibor në Užice, i projektuar nga Svetlana Kana Radević dhe ndërtuar në mes të viteve 1964 dhe 1967. Ai ngritet në një nivel të qëndrueshëm e të përshtatshëm. Baza ka një formë interesante të drejtkëndëshave, teksa kullat duken si aeroplanë të mbështetur në “bishtat” e tyre e të lidhur së bashku, për të mbajtur masën qendrore të ndërtesës . Këta “bishta”, si një shumëllojshmëri e ballkoneve të shkelura, duket sikur qëndrojnë pezull në mënyrë provokuese mbi bazën horizontale. Falë kësaj dhe shiritit të fuqishëm vertikal mbi ta, i gjithë objekti duket sikur gati do të “shpërthejë”.

Një manifestim i modës arkitekturore jugosllave ishte stili që shihet në Hotel Zlatibor, që duket se i ka rezistuar kohës dhe vendit. Ai paraqet një tjetër traditë kulturore të integruar me modernizmin. Unë kam qenë pak e zhgënjyer, (edhe pse e kuptoj ) që ndërtesa e vjetër në të cilën banoja në Kragujevac, nuk është përfshirë në këtë ekspozitë. Apartamentet kryesisht janë përballë njëri tjetrit rreth një hapësireje të madhe, duke nxitur kështu bashkëpunimin fqinjësor. Fasadat e veçanta dhe çatitë me tjegulla janë njëherësh  edhe si “gjysmë-rrënjë” që i referohen shtëpive të fshatrave serbe.

Dy ndërtesa me elemente të arkitekturës osmane janë: Xhamia e Bardhë Serefudin, në Visoko të Bosnjës (1980), e dizajnuar nga Zlatko Uglijen dhe Biblioteka Universitare e Kosovës, Prishtinës ” e projektuar nga Andrew Mutnjaković. Xhamia e Uglijenit  ruan gjeometrinë skulpturore dhe një pamje tipike të ndërtimit Modernist, si Opera e Baletit në Shkup të Maqedonisë, por ka kthesa më të gjata dhe më të fshehura. Biblioteka Kombëtare e Kosovës është e mbledhur në 99 kube me kupola ku secili modul ndryshon për nga madhësia. Pjesa e poshtme e ndërtesës është e mbështjellë me një rrjetë metalike, duke iu referuar traditës lokale të filigranës. Përveç se i  bukur, ky objekt duket goxha i mbrojtur.

“Drejt një koncepti konkret: Arkitektura në Jugosllavi gjatë viteve 1948-1980” tërheqë vëmendjen e një ndërhyrjeje interesante të ndërtesave në një pjesë të komplikuar të botës gjatë një momenti politik të papërshtatshëm. Edhe duke lënë mënjanë armiqësitë etnike, Jugosllavia nuk funksionoi: federata e republikave nuk arriti të trajtojë, ndër të tjera, dallimet e mëdha në pasuri mes republikave – shihet mjaft qartë nëse krahasoni ndërtesat në Slloveninë e pasur industriale me ato  në Maqedoninë e varfër, kryesisht agrare. Edhe pse më e hapur për bizneset private sesa shumica e vendeve tjera, Jugosllavia u shpërbë.

Ekspozita përfundon me një fragment të një filmi mbi Holokaustin e Romëve nga drejtori sllovak Robert Kirchoff. Megjithëse i referohet të kaluarës, kjo ngjarje është një pjesë shumë e rëndësishme e së tashmes./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending