Aktuale
Huaja për autostradën Kijevë-Zahaq në duart e deputetëve

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, me disa pika të rendit të ditës.
Deputetët sot do kenë para vetes shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndëmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e autostradës Kijevë- Zahaq.
E Enjte, 15.03.2018 10:00
Rendi i ditës
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
- Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
- Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
- Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
- Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
- Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.
Rikujtojmë që Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sue Barrett me 18 dhjetor të vitit të kaluar kanë nënshkruar marrëveshjen për hua për ndërtimin e Autostradës Kijevë – Zahaq në vlerën prej 71 milionë euro.
Bazuar në kushtet e kredisë dhe shumën e mjeteve të garantuara me hua, del se projekti Kijevë-Zahaq prej 33 kilometra të ketë një kosto 200 milionë euro, që i bie se çmimi për një kilometër rrugë nuk do të jetë më shumë se 6.5 milionë euro.
Projektligjitn për kët autostradën e kanë votuar edhe anëtarët e komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e 7 marsit të këtij viti.
