Aktuale
Hoti: Kosova do të përkujdeset për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimit
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim Presidentin e Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, të shoqëruar nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani.
Siç njofton kumtesa për media, presidenti Al Amimi uroi Zëvendëskryeministrin e parë Hoti dhe e informoi atë lidhur me Konferencën e parë ndërkombëtare e cila do të mbahet nesër nën patronatin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës e cila do të trajtojë domethënien dhe rëndësinë e anëtarësimit në INTOSAI.
“Ai po ashtu ofroi mbështetjen e tij dhe të organizatës të cilën e udhëheq në rrugën që Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka nisur me rastin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit”, thuhet në kumtesën nga ZKM.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, thuhet në njoftim, falënderoi Al Amimi për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tri viteve të fundit për anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit si dhe siguroi atë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe përkujdeset për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimeve në mënyrë që qeverisja në sektorin publik të arrijë dhe të jetë në nivelin e duhur.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë19 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale20 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë21 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë18 hours ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York