Connect with us

Featured

Hoti i reagon Ahmeti për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Filologjiku

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar Shpend Ahmetit lidhur me ndërtimin e parkingut nëntoksorë te Fakulteti Filologjik në Prishtinë. Hoti thotë se projekti kishte filluar gjatë qeverisjes së Isa Mustafës dhe sipas tij është aktualizuar nga Ahmeti në përfundim të mandatit.

Ai ka thënë se projketit të Isa Mutafës Ahmeti i ka shtuar edhe një qendër tregtare si pjesë e parkingut e cila është kundërshtuar nga komiteti i Ministrisë së Financave, ndërsa më pas Ahmeti ka hequr dorë në finalizimin e tij.

“Po ashtu, Universiteti i Prishtines e ka kundershtuar prohektin si te tille. Komiteti per PPP i ka kerkuar Shpendit te arrije marreveshje me Universitetin e Prishtines, si shfrytezues i kesaj parcele komunale. Brenda kampusit universitar eshte e pakuptimte futja e cfaredo elementi komercial, pasi aktivitetet biznesore dhe komerciale jane larguar nga kampusi para shume vitesh me vendim te Rektoratit”- ka sqaruar tutje Hoti, transmeton Express.

Hoti ka akuzuar Ahmetin se nuk po e thotë të vërtetën lidhur me projektin në fjalë por po propagandon në Facebook.

Prishtina është qeverisuar disa vite nga LDK-ja ndërsa në mandatin e fundit ka fituar Vetevëndosje në krye me Shpend Ahmetin. Isa Mustafa vazhdimisht thotë se fitorja e Ahmetit është arritur në krahë të PDK-së.

Ahmeti ka kandiduar edhe për një mandat, ndërsa përballë tij janë konkurentët si: Arban Abrashi- LDK, Arbër Vllahiu AAK, Shyqyri Bytyqi –NISMA dhe Selim PAcolli AKR.

Ky është reagimi i plotë i Hotit:

Pergjigje ndaj Shpendit: E verteta per parkingun nentokesore tek Fakulteti Filologjik

Ky projekt eshte nisur nga qeverisja e Isa Mustafes ne Prishtine. Eshte aktualizuar nga Shpend Ahmeti ne fund te mandatit te tij.

Ne Komitetin per Partneritet Publik-Privat, qe kryesohet nga Ministri i Financave dhe perbehet edhe nga kater ministria te tjere, ky projekt eshte trajtuar ne afat te rregullt ligjore.

Projekti i sjelle nga Komuna e Prishtines, ka perfshire edhe nje mini qender tregtare apo pjese komerciale me lokale si pjese e parkingut. Dalja e pjeses komerciale ka qene ne rrugen kryesore perballe katedrales, duke filluar nga Radio Kosova dhe larte rruges kryesore.

Komiteti per PPP ka kerkuar qe komuna te heq nga projekti pjesen komerciale, pasi eshte vertetuar se kthimi i investimit ne kete projekt nuk ndikohet nga pershirja ose jo e te hyrave nga pjesa komerciale ne projekt te parkingut. Shpendi nuk ka pranuar te beje kete. Arsyen e di ai vete.

Po ashtu, Universiteti i Prishtines e ka kundershtuar prohektin si te tille. Komiteti per PPP i ka kerkuar Shpendit te arrije marreveshje me Universitetin e Prishtines, si shfrytezues i kesaj parcele komunale. Brenda kampusit universitar eshte e pakuptimte futja e cfaredo elementi komercial, pasi aktivitetet biznesore dhe komerciale jane larguar nga kampusi para shume vitesh me vendim te Rektoratit.

Te gjitha keto mund te dokumentohen me procesverbalet e mbledhjeve te Komitetit per PPP.

Shpendi nuk po e thote te verteten. Te ishte kujdesur Shpendi per Prishtinen sa eshte kujdesur per propaganden ne facebook dhe sharjet e fyerjet ndaj te tjereve, qyteti i Prishtines nuk do te vendnumeronte dhe degradonte keto kate vite.

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending