Arkitekturë
Hoteli që noton në ujë për të shmangur përmbytjen

Ndërsa nivelet e detit rriten dhe qytetet bregdetare përpiqen të kuptojnë se si të merren me kërcënimin e përmbytjeve, disa qytete po fillojnë të marrin në konsideratë ndërtimin e mëtejshëm në e ujë.
Ky koncept i projektimit, Hotel Ark nga firma arkitekturore ruse Remistudio, është krejtësisht i papërshkueshëm nga uji, kështu që nëse nivelet e ujit rriten shumë, ai në të vërtetë mund të notojë në oqean, shkruan fastcompany.com, transmeton Ndërtimi.info
“Pjesa e poshtme e ndërtesës ka zhvendosje të mjaftueshme për të qëndruar në det. Sipërfaqja e madhe dhe forma ovale e ndihmojnë atë të bëhet e qëndrueshme gjatë erës dhe stuhive. Nuk është një anije dhe nuk ka për qëllim vetë-navigacionin, por mund të zhvendoset dhe mund të tërhiqet në drejtimin e duhur nga një anije tjetër ” shpjegon arkitekti Aleksandër Remizov.
Hoteli është gjithashtu plotësisht i vetë-kontrollueshëm. Krijon energjinë e vet dhe riciklon të gjitha mbeturinat brenda. Forma e lakuar ndihmon panelët diellorë në pjesën e jashtme të mbledhin sasinë maksimale të dritës së diellit dhe gjithashtu ndihmojnë thithjen e erës në një gjenerator të veçantë. Mbetjet e gjeneruara nga banorët e ndërtesës shndërrohen në më shumë fuqi. Në total, ndërtesa gjeneron energji të mjaftueshme shtesë që mund t’i ndihmojë shtëpitë fqinje apo makinat elektrike.
Brenda, lobi është i mbushur me bimë të zgjedhura për aftësinë e tyre për të ndihmuar në pastrimin e ajrit. Nën tavan qelqi, ka një hapësirë të vogël si park për mysafirët për t’u çlodhur.
Është projektuar të jetë e thjeshtë për t’u ndërtuar, me një kornizë të parafabikuar që përdor pak materiale. Forma unike ndihmon në mbajtjen e peshës përgjatë tërë kornizës, kështu që është gjithashtu e përshtatshme për vendet që janë në rrezik për tërmetet.
