Connect with us

Aktuale

Hotelet më të fotografuara për Instagram

Published

on

Një erë e re e hoteleve me dizajn gjithëpërfshirës është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara. Nga mali në bregdet, këto prona synojnë të jenë shtëpi larg shtëpisë. Arredimi i brendshëm krijon ndjenjën e banimit dhe shfaqin vepra arti vendas, rafte librash të kuruar dhe pishina më shumë se luksoze.

“Pushuesit amerikanë po lakmojnë gjithmonë e më shumë vende të pasuruara me histori dhe trashëgimi,” thotë Andrju Alford, shefi krijues i gradimit të Hoteleve. “Vizitorët duan të ndiejnë se kanë mbërritur në një vend të veçantë kur zgjohen në mëngjes.”

Hotelet me gjuhën e tyre të projektimit gjithashtu tregojnë një histori. “Njerëzit kujdesen për mënyrën se si bashkëveprojnë hotelet me galeritë lokale, sallën e restorantit, jetën e natës, festivalet kulturore dhe gjërat që shkojnë më tej.” Thotë Avi Brosh, themeluesi i hoteleve Palisocience.

Me një vëmendje tek detajet, këto hotele janë gjithashtu hite në mediat sociale. “Ata janë hapësira të bukura për të cilat njerëzit duan të flasin, fotografojnë dhe t’i shpërndajnë në mediet sociale,” thotë Daniel Caudill, drejtori krijues i Hotel Shinola. Brosh i Palisocience është dakord. “Këto lloje vende frymëzojnë për shumë kohë edhe pasi ju ktheheni në shtëpi nga udhëtimet tuaja.”

 

Modern, por në shpirt i vjetër, hoteli Perry Lane është një nga më elegantët në Xhorxhia. Në një lagje rezidenciale pranë Forsyth Park, hoteli ofron 167 dhoma të ftuar dhe suita që paraqesin vepra arti vendas.

I njohur për fokusin drejt cilësisë dhe dizajnit, prodhuesi i mallrave luksoz hapi Hotelin Shinola këtë janar në qendër të qytetit të Detroit, Michigan. 129 dhomat e mysafirëve minimaliste janë të pajisura me mobilje me porosi, mbulesa murale dhe aksesorë të prodhuar kryesisht në SH.B.A.

Hotelet Graduate Eugene tani janë të shtrira në 23 qytete universitare në të gjithë Amerikën — nga Berkeley, në Mississippi. Hotelet janë si një rikthim në ditët e shkollës me referenca të zgjuara kolegjiale. Arsyeja është e thjeshtë, pasi pjesa më e madhe e këtyre hoteleve janë pranë kolegjeve më të mëdha në SHBA.

Downtown Louisville në Kentucky, është shtëpia e Hotelit origjinal ‘Muzeu 21c’, i cili është më shumë një galeri arti dhe ka 91 dhoma. Në hyrje të hotelit ka një kopje të artë me madhësi të dyfishtë të “Davidit” të Michelangelo-s.

Këtë pranverë Hoxton u bë hoteli më i fundit në portofolin e këtij zinxhiri hotelesh të çuditshëm. Holli i hotelit të jep ndjesinë e një dhome ndenjeje në shtëpinë tuaj, përveç 182 dhomat i ka të ndara në tre nivele. Mobilimi i frymëzuar nga shekulli i shkuar i jep pronës një ndjenjë të cilësisë së mirë.

Nuk mund të ketë ndonjë hotel që të jep ndjesinë amerikane më shumë se sa El Rey Court. Në formën një shtëpizë me motor në anë të rrugës së vitit 1936, hoteli është i konceptuar si në një oaz pushimi në Santa Fe, New Mexico. Bujtina me 86 dhoma në ‘Rrugën 66’ pikën e saj më të fortë ka peizazhin.

Hotel Source, i cili u hap vitin e kaluar në veri të Denverit, krenohet se iu sjellë klientëve një pamje të “Rocky Mountains” dhe në punimet e tij theksi është vënë te dizajni që duhet të bëhet njësh me natyrën.

Linja e hoteleve Austin u hap vitin e kaluar dhe është një riparim i një ndërtesë të vitit 1965, duke i dhënë një pamje moderne.

I vendosur në New York City hoteli përfshin 86 dhoma dhe suita luksoze. Hoteli Whitby është destinacioni më i fundit ne Sh.B.A. nga hotelet luksoze të rrjetit të hoteleve britanike Kit Kemp. Projektuar për të dhënë ndjesinë e të banuarit në një miniapartament në qytet, pronat e Kemp janë të njohura për shfaqjet e tyre plot ngjyra deri diku edhe të guximshme.

Hoteli Fitler Club ka vetëm 14 dhoma. Kjo është për shkak se prona e vendosur në qendër të Philadelphias ndodhet brenda një klubi privat. Hoteli në 25,000 metra katrorë ka të gjitha llojet e pajisjeve të stërvitjes dhe preferohet nga sportistët.

 

Hotel Hewing në lagjen veriore të Minneapolis ka transformuar një depo të vitit 1897 në një rezidencë me 124 dhoma si dhe 14 suita. Ambienti me trarë të pishave dhe mure me tulla bëhet edhe më i freskët me detaje të frymëzuara nga Veriu i SHBA-ve.

Trendi i galerive murale që shfaqen në mediat sociale, është një nga arsyet pse Hotel NoMad në Los Angeles shfaq në 241 dhomat dhe suitat e tij vepra arti origjinale të kornizuara, të kuruara nga studiot e dizajnit me qendër në Paris. Para se të bëhej hotel, ndërtesa në qendër të qytetit në vitet 1920 ishte Banka italiane në SHBA.

Nëse doni të përjetoni një udhëtim në kohë në epokën e Revolucionin Industrial Amerikan këtë gjë e mund ta arrini përmes Hotelit The Foundry në Asheville, në Karolinën Veriore. Hoteli ka një kapacitet prej 87-dhoma në lagjen The Block. Artefaktet industriale të ruajtura bukur në të gjithë hotelin përfshijnë mure me tulla, rreze të ekspozuara dhe sinjalistikë origjinale të asaj epoke.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending