Connect with us

Arkitekturë

Hotele ëndrrash për të fjetur në “një përrallë”

Published

on

Një natë në shoqërinë e derrkucit Peppa, apo me Robin Hood, pse jo me Piratët e Karaibeve.

Ka vende, në të cilat përralla merr jetë deri në atë pikë, sa mund të ‘zhytesh’ në të për të ëndërruar…dhe jo vetëm me sy hapur.

Ja 10 hotele, përzgjedhur nga tgcom, në të cilët dhomat janë një përrallë e vërtetë për lumturinë e fëmijëve, të rriturve që udhëtojnë me ta dhe që, gjithsesi, nuk duan të heqin dorë nga fantazia.

DERRKUCI PEPPA, PIRATË DHE HISTORI TË TJERA: Një shëtitje në një park zbavitjeje është një aventurë 360° që nis që nga hoteli ku qëndron.

Gardaland, parku i Kështjellës së re duk bën përjashtim dhe propozon, në të dy resortet, Gardaland Hotel dhe Gardaland Adventure Hotel, disa dhoma me tema vërtet interesante.

Mund të ‘zhytesh’ në botën e derrkucit Peppa, aq e dashur për fëmijët, apo në atmosferën e Ishullit të Piratëve.

Ndërsa për vajzat më romantike është dhoma e ‘Princeshës së Dëborës’ dhe për djemtë aventurierë është ‘Artic Adventure’.

Për kë dashuron detin është dhoma ‘Sea Life’, (jeta e detit) me shtratin blu të detit, ku bien në sy koralet e kuqe.

TË GJITHA PRINCESHAT: Në hotelin ‘Cavallino Bianco di Ortisei’, i cilësuar nga TripAdvisor si hoteli më i mirë për familjen, ka edhe një spa për princeshat e vogla.

Në dhomën e bukur ‘Princess Dream’ (Ëndrra e princeshës), estetistet ‘zana’ rregullojnë flokët, makiazhojnë fytyrën dhe thonjtë e të ftuarave të vogla në një lojë bukurie dhe fantazie.

Është veçanërisht për vajzat nga 5 në 11 vjeç.

NJË PYLL MAGJIK: Dolomitet janë një vend magjik, me shumë histori e legjenda.

Magjia e malit vazhdon edhe në dhomën e hotelit “La Grotta di Vigo di Fasa.

Këtu karriget janë gjete, tavolina një lule, muret pyll dhe shtretërit pemë!

Dhomat janë frymëzuar nga kafshët. Ka edhe dy suita si ajo e kërpudhës dhe e pemës së vogël Malga.

NË SHPELLËN E THESAREVE, SI ALI BABÀ: Resorti ‘Le Dimore dell’Idris di Matera’ është ndërtuar në brendësi të Sassi-t, lagja antike e qytetit të Materës.

Hoteli ka një strukturë të mrekullueshme, me atmosferër magjike si ajo e shpellës së Ali Baba’, që gëlltiste pasuri të mëdha.

AVENTURA MARINARE: Piratë dhe lundërtarë që vijnë të strehoen në Gjermani, pikërisht pranë resortit Legoland Deutschland Resort di Günzburg, i cili ka hapur hotelin ‘Legoland Pirate Island’

Barka për të pushuar, menu piratësh, park lojrash, anije pirate: i gjithë kompleksi është frymëzuar nga një ishull me ujqër deti.

Hoteli ka 142 dhoma me temë.

Janë përdorur më shumë se 2.5 milionë copëza LEGO për të ndërtuar pulëbardha, piratë, yje deti dhe 1 mijë e 500 modele me temë piratësh.

Nga hoteli del drejt e në një park lojrash të madh, sigurisht me temë piratësh.

MAGJISTËARË DHE KALORËS: Ende tullëza konstruktimi, por kësaj radhe në Britani të Madhe me temën ‘Knight’ (kalorës) dhe ‘Wizard’ (Magjistar).

Jemi në ‘Legoland Castle Hotel, me mbi më shumë se 60 dhoma me temë, në kufi të parkut tematik Windsor në Angli.

Edhe këtu ka më shumë se 2.1 milionë copëza LEGO dhe 657 modele që ‘i japin jetë’ një bote të magjepsur kalorësish, magjistarësh dhe shakaxhinjsh të paturp.

Dhomat Wizard dhe Knight kanë zona të ndara për fëmijë dhe të rritur dhe janë të mbushura me surpriza: gjëegjëza të veçanta për t’u zgjidhur, të fshehur në tapet apo nëpër mure, një kasafortë për t’u zhbllokuar dhe modele magjike.

MAGJIA DISNEY: Pasi ke kaluar një ditë shumë të ngarkuar me lojra në Eurodisney Paris, kthehesh në hotel dhe hyn në një tjetër përrallë, në shoqëri të personazheve vizatimorë, më të dashur në botë.

Mund të zgjedhësh mes shumë resorteve dhe atmosferave të ndryshme, pasi ‘Disneyland Hotel’, pallati i mrekullueshëm i stilit viktorian, ka atmosferën e Main Street, në shoqëri të ‘zanës’  Trilli, apo të pushosh në Perëndimin e largët të ngjyrosur dhe frymëzuar nga filmat Western.

Apo të shkosh në ‘Disney’s Hotel Newport Bay Club’, shumë tërheqës që krijon atmosferën e fillim viteve ‘900.

KËSHTJELLA E KAZANOVES: Si të vegjlit, edhe të rriturt mund të gjejnë vendin e tyre ‘përrallor’, për të pronotuar.

Kështjella ‘Spessa Resort di Capriva del Friuli’ për shembull, është një vend super romantik, në të cilin ‘vallëzojnë’ kujtimet e Giacomo Casanova, ‘playboy’-t më të madh të të gjitha kohërave.

NJË NATË SI BUKUROSHJA E FJETUR: Një ndër destinacionet më romantike në Europë. Ndodhet në Francë, dhe quhet ‘Hotel Château de Labro’, në të cilin mund të rrish në dhoma me perde të kuqe, në atmosfera që kujtojnë përrallën e princeshë Aurorës, ‘Bukuroshja e Fjetur.’

KUSH DO TË NDJEHET SI ROBIN HOOD: Një pronotim magjik që kujton atmosferën në Pyllin e Sherwood, në shoqëri të Robin Hood, Little John dhe mbase edhe të sherifit të keq të Nottingham-it

Janë fantazitë që marrin jetë në shtëpizat e vogla mbi penë të ‘Logis Domaine de Pech&Lafon’, në juglindje të Francës, mes Tuluzës dhe Bordosë.

Një natë në shoqërinë e derrkucit Peppa, apo me Robin Hood, pse jo me Piratët e Karaibeve. Ka vende, në të cilat përralla merr jetë deri në atë pikë, sa mund të ‘zhytesh’ në të për të ëndërruar…dhe jo vetëm me sy hapur.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending