Aktuale
“Hotel Grand” në listën e hoteleve më të shëmtuara të botës [foto]

Pas artikullit të publikuar nga “New York Times”, ku “Hotel Grand Prishtina” radhitët ndër hotelet më të shëmtuara në botë edhe “DailyMail” ka publikuar një artikull të ngjashëm.
“Ndodhet në bulevardin Nëna Terezë, në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Hotel Grand ishte dikur në pronësi të qeverisë jugosllave. I ndërtuar në vitin 1978, u rregullua me shpejtësi dhe u bë vendi më i pëlqyer i kryeqytetit të Kosovës.”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net
Megjithatë, struktura trembëdhjetë katëshe është një hije e hotelit që dikur ishte me pesë yje. Duke iu referuar raportit të fundit të New York Times, Hoteli Grand konsiderohet si një labirint i korridoreve të errëta, të mbushura me pendë pëllumbash, ambient të çrregulluar, me dyer të drurit ngjyrë të errët për të përhumbur kujtimet edhe më të errëta të së kaluarës së Kosovës.
Gjithashtu raporti vuri në dukje disa kate janë ‘tërësisht të braktisura’ dhe disa hapësira janë të mbushura me pendë pëllumbash.
Në vitin 2009, Lonely Planet gjithashtu e përmendi atë duke u thënë lexuesve: ‘Mos u joshni nga ky vend. Grand Hoteli është i vjetër dhe i varfër, gjithashtu është tallur dhe ka ironizuar me emrin e Hotelit. Dhomat janë të mobiluara në mënyrë adekuate, por bërtisni për një përmirësim, duke filluar me qilimat”.
Dy vjet më vonë, ai u bëri thirrje turistëve: ‘Me tre fjalë: Mos qëndro këtu. Me të vërtetë duhet të ketë humbur katër nga pesë yjet e saj të mëparshëm”.
Një recensues i TripAdvisor, Globetrottericeland, duke iu referuar Hotelit Grand tha: “Dhomat kundërmojnë dhe bën shumë ftohtë – dera që mungon në dollap, perdet nuk mbulojnë dritaret. Personeli i vrazhdë.
Hotel Grand Prishtina, i prinë listës së gjatë të hoteleve më të shëmtuara të botës, ndërsa lista vijon kështu:
Hoteli “New World” në New York
Hoteli “Aspinals” në Singapor
Hoteli “Lonsdale” në Londër
Hoteli “Centaur” në New Delhi
