Arkitekturë
Holanda me konkurs për dizajnin e strehimeve të reja për refugjatët, këta janë fituesit
Në vitin 2015, gati 60 mijë refugjatë mbërritën në Holandë që kishin nevojë për një vend për të jetuar.
Holanda është një vend i vogël, që strehimi i të gjithë atyre do të ishte një sfidë e madhe. Ndërsa kriza e refugjatëve në mbarë botën vazhdon, nevojiten zgjidhje inovative në mënyrë që njerëzit që ikin nga lufta civile dhe dhuna të kenë një vend të sigurt për të jetuar.
Në këtë rast, zgjidhja përfshiu, pjesërisht, hapjen e një burgu të vjetër të braktisur si strehim të përkohshëm publik.
Në janar të vitit 2016, Holanda hapi një konkurs të quajtur “A Home Aëay From Home” për dizajnimin e strehimeve të përkohshme për refugjatët dhe viktimat e fatkeqësive.
Të gjitha planet fituese kishin idenë e banimit publik, duke shtuar pajisje për t’i bërë ndërtesat më shumë si shtëpi plotësisht funksionale, sesa thjesht një shtrat për të fjetur.
Fituesit e konkursit u shfaqën në Amsterdam, si pjesë e Javës Holandeze të Dizajnit dhe përfshinë gjëra të tilla si energjia diellore, sistemet e pastrimit të ujit dhe përdorimi i hapësirës dhe përdorim të zgjuar të materialeve.
Këto shtëpi të fermave janë projektuar për të transformuar tokën bujqësore të lirë në mini-fshatra.
Një tjetër projektues i krijoi këto “kulla” si strehim të përsosur.
Ato janë të izoluara, rezistente ndaj ujit dhe zjarrit. Ata kanë të gjitha pajisjet e një apartamenti si shtretër, një lavaman, një tualet, një dush dhe një tavolinë kuzhine.
Comfort City është zgjidhja e një projektuesi për qytetet që nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të strehuar një numër të madh refugjatësh.
Çdo pjesë e dizajnit Comfort City është modular dhe i adaptueshëm, që do të thotë se mund të ndërtohet lehtësisht në ndërtesa industriale të zbrazëta, madje edhe burgje të braktisura, duke ofruar rehati shtëpiake.
Pastaj kishte dizajne si kjo, moderne me panele diellorë që mund të sigurojë energji elektrike nga rrezet e diellit.
Dhe së fundi, ky dizajn “kub” vjen me një pastrues të ujit të montuar brenda.
Ato janë të lëvizshme dhe të lehta për tu ndërtuar.
Zgjidhje inovative si këto i ndihmojnë refugjatët të jetojnë me dinjitet dhe mundësi.