Connect with us

Aktuale

HISTORIKE: Po mbyllet gropa pranë Fakultetit Teknik, që u hap për Pallatin e Operës dhe Baletit [foto]

Published

on

Nëntë vite më parë, pranë Fakultetit Teknik në Prishtinë në një organizim ceremonial nisën punimet për ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova”. Për fillimin e punimeve u dhanë mbi 700 mijë euro, por gjithçka stagnoi.

Shkruan: Shkëndije Ahmeti

Krejt çka mbeti aty, ishte veçse një gropë e madhe e cila ishte shndërruar në një liqe i mbushur me bretkosa. Tanimë nuk ekziston as ajo gropë. Ajo u mbulua me dhe nga Komuna e Prishtinës, shkruan Ndërtimi.info

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri i tha Ndërtimi.info se mbyllja e gropës është bërë për t’iu shmangur rrezikut që paraqet për qytetarët.

Gropa aty është duke u mbuluar, pasi që thellësia që ka paraqet rrezik dhe mundësi të rrëzimit/lëndimeve si dhe infeksione të mundshme”, tha Tahiri për Ndërtimi.info.

Për mbylljen e gropës nuk po janë në dijeni Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti (MKRS).

Nuk kam informacion se çfarë është duke bërë komuna aty. Me gjasë është duke rregulluar diçka me ujin, nuk kam informacion zyrtarë”, tha këshilltari i Ministrit të MKRS-së, Samir Hoxha.

Ndërkohë, për këtë zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka potencuar se pas parasysh që ky projekt është i MKRS-së kanë pritur gjatë që të nisin punimet por meqë ato nuk kanë filluar atëherë është dashur që gropa të mbyllet.

Është mbyll për shkak se kemi prit gjatë, meqë është projekt i tyre, pra i MKRS-së ne kemi prit që me vazhdu punimet, por pasi që nuk kanë vazhduar punimet ne është dashur me shmang rrezikun nga ndonjë lëndim apo infeksion sepse është në territor të Komunës së Prishtinës”, shpjegon Tahiri.

Megjithëkëtë, në MRKS thonë të mos kenë hequr dorë për ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” dhe se për këtë tani veçse kanë krijuar komisionin që të bëjë hartimin e detyrave projektuese për ndërtimin e këtij objekti.

Ajo çka mund të them është se Ministria e Kulturës është e përkushtuar që të bëjë ndërtimin e sallës Operës dhe Baletit ‘Ibrahim Rugova’ pikërisht te Fakultetit Teknik. Ne e kemi krijuar një komision të posaçëm brenda Ministrisë i cili e ka bërë hartimin  e detyrave projektuese dhe projekti për ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit do të jetë te Fakulteti Teknik. Ky është orientimi jonë politik dhe strategjik për ndërtimin e këtij objekti”, tha ai.

Për ndërtimin e këtij objekti ka ekzistuar edhe projekti, por që sipas Hoxhës ai projekt ishte megaloman dhe nuk përputhej me kërkesat e komunitetit kulturor.

Megjithatë, Hoxha thotë se brenda këtij viti do të shpallin edhe tenderin për projektin ideor.

Komisioni për këtë çështje ka hartuar detyrat për këtë dhe besoj që brenda këtij viti do ta shpallim tenderin për hartimin e projektit ideor. Më herët është e vërtetë që ka pas një projekt për ndërtimin e sallës së Operës dhe Baletit, por projekti ka qenë megaloman, jo në përputhje të nevojave dhe kërkesave të komuniteti kulturor dhe ne jemi të interesuar që të bëjmë një projekt në përputhje me kërkesat që i kanë komuniteti kulturor në vendin tonë”.

Për këtë projekt që kishte kaluar në duart e tetë ministrave po premtohet edhe nga kjo ministri, që në vitin e ardhshëm do të vihet gurthemeli i ndërtimit të objektit të sallës së Operës dhe Baletit.

Rikujtojmë se vendimi për ndërtimin e Objektit të Teatrit të Operës ishte marrë në viti 2006, në kohen kur MKRS drejtohej nga Astrit Haraqija, ku edhe ishte vendosur për projekti ideor për ndërtimin e objekti dhe vendin e ndërtimit. Ndërkaq, vetëm në 2009 ishte arritur që të organizohet ceremonia vënies së gurthemelit.

Për më shumë tashmë ky objekt që ishte ideuar aty dhe kishte ngjallur shumë debate sa i përket përzgjedhjes arkitekturore të objektit, pas përsëritjes së konkursit, po parashihet të bëhet në qendër të qytetit. Vendi ku po parashihet është ish-shtëpia e mallrave “Gërmija”, që tash ka nën gjirin e saj një pjesë të ATK-së dhe Ministrinë e Infrastrukturës. Se çka do të bëhet me atë objekt ende askush nuk e ka të qartë, por rrënimi apo ndryshimi i pamjes së atij objekti po kundërshtohet nga komuniteti arkitekturor i Kosovës, duke e çuar këtë kundërshtim edhe në nivel peticioni.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending