Arkitekturë
Historia mbi programin e preferuar të arkitektëve, Archicad
Archicad është program arkitektonik BIM CAD (ndërtimi i modelimit të informacionit) për Macintosh dhe Windows i prodhuar nga kompania hungareze Graphisoft. Ky program ofron zgjidhje dhe ndihmesë kompjuterike për të gjitha aspektet e estetikës dhe inxhinierisë gjatë gjithë procesit të projektimit, mjedisin e ndërtuar, ndërtesat, brendësinë, zonat urbane etj.
Ky program u dizajnua për here të pare në vitin 1982 për Apple Macintosh, ndërsa u lansua në vitin 1987. Me konceptin e Graphisoft të quajtur “ndërtimi virtual”, ky program u vlerësua nga disa si implementimi i parë I BIM (ndërtimi i modelimit të informacionit).
Archicad është i njohur si dizajni i parë kompjuterik (CAD) për kompjuterët personal i cili mund të krijojë gjeometrinë 2D dhe 3D si dhe produkti i parë komercial BIM për kompjuterët personal. Ky program është konsideruar “revolucionar” për mundësinë e ruajtjes së numrit të madh të informatave në modelin 3D. Sot, ky program numëron më shumë se 120,000 përdorues. Që nga viti i lansimit e deri më tani Archicad numëron 29 versione.
Kompania Graphisoft ka filialet e saj në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë, Japoni si dhe zyret përfaqësuese në Rusi dhe Singapor. ARCHICAD është produkti më i shitur i kësaj kompanie.
Ky produkt i lejon përdoruesit të punojë me të dhëna të zgjeruara të objektve parametrike, shpeshherë e quajtur si “objektet e menqura” nga përdoruesit.
Archicad lejon përdoruesin të krijojë një “ndërtesë virtuale” me elemente virtuale strukturore si muret, pllakat, çatitë, dyert, dritaret dhe mobiljet. Bashkë me programin vijnë një shumëllojshmëri e madhe e objekteve të paracaktuara dhe të personalizueshme.
Në videon e paraqitur më poshtë, ju mund të njiheni me karakteristikat e versionit më të ri të Archicad 21 i vitit 2017.