Arkitekturë
Historia e teatrit më të mirë në botë
Teatri “Colón in Buenos Aires”, konsiderohet një objekteve më të mira të operës në botë. Ai është i njohur ndërkombëtarërisht për akustikë dhe vlerën e saj të trashëgimisë me ndikim të gjerë të kulturës së Italisë dhe Francës në atë të kulturës së Argjentinës.
“The Colon” vepronte në dy ndërtesa të ndryshme. Vendi i parë ku filloi veprimtarinë ishte Plaza de Mayo mes viteve 1857 dhe 1888. E më pas fillon veprimtarinë në Platza Lavell i cili ishte një prej qyteteve më të rëndësishme pasi që kishte edhe stacionin hekurudhor.
Arkitekti italian Francesco Tamburini, ishte i pari i cili kompletoi dizajnet fillestare në vitin 1980. Mirëpo, pas vdekjes së tij në vitin 1981, planet u ndryshuan dhe ndërtimi filloi sërish partnerin e tij, arkitekti Viktor Meano. Katër vjet para përurimit të teatrit, Meano u vra dhe përfundimi i projektit u morr nga arkitekti belg Jules Dormal për ta çuar në fund këtë projekt gjigant.
Në vitin 1989, Teatri Colón u shpall “Monument Kombëtar Historik” dhe në periudhën 2006 – 2010 ndërtesa iu nënshtrua një procesi të mirëmbajtjes së gjërë dhe modernizimit teknologjik, i cili u krye nga specialistë dhe teknikë të trashëgimisë argjentinase.
Teatri “The Colon” sa i përketë strukturës së tij të brendshme është jashtëzakonisht i veçantë. Duke filluar kështu që nga ndriçimi, dekorimet brenda tij, kombinimi i ngjyrave . Karakteristikë tjetër e këtij teatri është po ashtu mënyra e përhapjes së zërit, si dhe përgjithësisht inventari i brendshëm i cili duket të jetë si nga ari. Reflektimi i pasqyrave brenda teatrit është elementi tjetër karakteristik i teatrit “ The Colon”.
Përveç këtyre, përmasat arkitektonike të dhomës dhe cilësinë e materialeve, shpërndarja e drurit, tapicerive, perdetë dhe qilimat e mbajnë një ekuilibër që e bënë unik dhe e dallon nga teatrot e tjera teatrin argjentinas.
You must be logged in to post a comment Login