Arkitekturë
Historia e prodhuesit të verës që ndërtoi kështjellën mesjetare 40 milionë dollarëshe
Lugina e Napas në Kaliforni është quajtur Diznilendi i vendit të verës, dhe me arsye të mirë. Eshtë në thelb një park zbavitës për të rriturit, me punishtet e verës së elitës dhe vendet turistike përgjatë autostradës.
Veçoria kryesore e kësaj lugine wshtw kwshtjella e cila përmban motive nga mesjeta “Castello di Amorosa”. E gjendur në kodrinat e Calistogas, Kaliforni, Castello di Amorosa është një punishte vere e klasit botëror bazuar në një imitim të një kështjellë toskane të shekullit të 13-të.
Pronari, Dario Sattui, është një proshues vere i gjeneratës së katërt dhe Italofil i zjarrtë i cili shpenzoi 40 milionë dollarë për të sjellë një pjesë të vendit të vjetër në Luginën e Napas. Në 131.192 metra katrorë, kalaja mori më shumë se një dekadë për t’u ndërtuar.
Në fillim të viteve 1990, Sattui – tashmë një prodhues vere i njohur – bleu tokën me planet për të restauruar vreshtat në pronë dhe për të ndërtuar një punishte vere prej 790 metra katrorë.
Magjepsja e tij me arkitekturën e vjetër italiane i erdhi në ndihmë dhe Sattui filloi të hartojë plane për një verari më madhështore. Ai kaloi vite duke vizituar dhe studiuar kështjellat mesjetare dhe kantinat e verës në të gjithë Italinë dhe Evropën, si pjesë e një kërkimi të plotë për autenticitetin. Sattui donte çdo detaj për të imituar strukturat e shekullit të 13-të.
Ai punësoi mjeshtër nga pesë vende për të sjellë vizionin e tij në jetë.
“Unë përfundova duke shpenzuar gjithçka që kisha, shitur të gjitha aksionet e mia, duhej të merrja hua nga Wells Fargo,” tha Sattui në vitin 2007, kur u hap kështjella. “Unë vetëm shpresoja se nuk do të falimentoja”.
“Castello di Amorosa” u bë një nga operacionet më fitimprurëse në “vendin e verës”. Ajo përmban shumë veçori që nga pjerrtësia e disa pjesëve, pasja e një milon tullave antike nga pallatet austriake të rrënuara, 107 dhomat, shpellat nëntokësore ku ruhet vera 100-vjeçare në temperature ideale, dhomat e mbyllura ku kalorësit përgatiteshin për beteja, dhoma e torturës me artefakte origjinale, dhoma ku gjendej “beqarja e hekurt” e cila mbyllte të burgosurit dhe shumë veçori të tjera.
Ndertimi.info ju sjell me fotografi nga këto pjesë.