Connect with us

Arkitekturë

Historia e ndërtimit të burgut mbi shkëmb ku arratisja ishte e pamundur

Published

on

Alkatraz ose “The Rock”, ishte projektuar si stacioni fundor. Mbyllini gjithë djemtë realisht të këqij në një burg të sigurisë së lartë dhe të izoluar nga bota, ndajini ata nga të burgosurit e tjerë, dhe thyejini moralisht. Regjimi i tij ishte brutal; dhe s’kishte të bënte aspak me rehabilitimin, por me ndëshkimin.

Të burgosurit transferoheshin në Alkatraz nga burgje të tjera, kur nuk mund të kontrolloheshin dot. Për 29 vite, Alkatraz u cilësua si një nga burgjet më të sigurt dhe më të egër në botë.

I rrethuar nga uji, dhe i ndërtuar mbi shkëmbinj të fortë, ai ishte një burg i projektuar për të mbajtur pas hekurave për aq kohë sa ishte e nevojshme, dhe nëse ju ndërkohë do të çmendeshit, ashtu qoftë.

Të dy famëkeqët, Al Kapone dhe “Mitralieri” Kelli vuajtën dënimin në Alkatraz.

Ishulli i Alkatrazit ndodhet brenda Gjirit të San Françiskos, dhe u identifikua në vitin 1800 nga ushtria si një vend ideal për të shërbyer si bazë ushtarake, për të mbrojtur gjirin dhe qytetarët e saj.

Ishulli u rrafshua, dhe në të u ndërtua në një fortesë ushtarake moderne dhe e mirë-pajisur.

Pesë topa të mëdhenj 50-inç, mund të godisnin në një distancë prej 3 miljesh në të gjitha drejtimet.

Izolimi i vendit, e dëshmoi vlerën e tij si një burg ushtarak, dhe një burg u ndërtua enkas për të futur kriminelët më të këqij.

Me kalimin e kohës, popullata e burgut vazhdoi të rritet, me dërgimin e më shumë personeli ushtarak, për të shërbyer për një kohë të caktuar në ishull.

Ndërtesat, të cilat u bënë të njohura si burgu Alkatraz, u ndërtuan me dënimin në mendje, për të përballuar popullatën në rritje të burgjeve.

Nga vitet 1920, Amerika ishte e mbërthyer në “kthetrat” e bandave, dhe veprimtarisë kriminale të cilën ata po luftonin për ta kontrolluar.

Byroja Federale e Burgjeve, duhej të vepronte dhe burgu Alkatraz ishte zgjidhja.

Në vitin 1933, Departamenti i Drejtësisë, mori kontrollin e burgut nga ushtria dhe filloi të bënte ndryshime për të përmbushur synimin e ndërtimit të burgut më të sigurt në dispozicion.

Në vitin 1934, Burgu Alkatraz u shpall zyrtarisht i hapur, dhe të burgosurit filluan të vinin nga burgjet e tjera në gjithë SHBA-ja. Burgu ishte projektuar për të mbajtur 600 të burgosur.

Ndëshkimet për sjellje të pahijshme, përfshinin mbylljen të prangosur me zinxhirëve në dhomat e errëta nën burg për 14 ditë, me shumë pak bukë dhe ujë sa për të mbijetuar.

Ashtu si në burgjet bashkëkohore, të burgosurit kishin numra, dhe rrallë përmendeshin me emër.

Numri 85 ishte Al Kapone. Ai kishte vazhduar të drejtonte punët e tij të paligjshme kur ndodhej në burgje të tjera, ndaj u transferua në Alkatraz për të parandaluar komunikimin me botën e jashtme.

Kur mbërriti në ishull në vitin 1934, ishte prekur nga sëmundja e sifilisit, që ngadalë ndikoi në kujtesën e tij, dhe për këtë arsye u transferua në vitin 1945, kur ishte një i burgosur shumë më pak i rrezikshëm.

Numri 117 ishte Xhorxh Kelli “Mitralieri”, një njeri i arsimuar dhe grabitës bankash.

Në vitin 1933, ai u dënua bashkë me gruan e tij për rrëmbimin e milionerit Çarls Urshel.

Thuhet se ai ndryshoi tërësisht në Alkatraz, duke u bërë një i burgosur i sjellshëm. Pati zëra se ishte bashkëshortja e tij Kethrin, nxitësja kryesore e veprimeve të tij kriminale, një grua me të cilën ishte çmendurisht i dashuruar, dhe do të bënte ndonjë gjë për të.

Numri 594 ishte Robert Straud, i ashtuquajturi “Njeriu i zogjve në Alkatraz”. Në fakt, Straud nuk mbante ndonjë zog në Alkatraz, por përdorte në burgimet e tij të mëparshme për të marrë këtë pseudonimin. Ai ishte një njeri që zhytej vazhdimisht në telashe, dhe përleshej me të burgosurit e tjerë, duke shfaqur agresivitetin e tij.

Ai kaloi gjithsej 43 vjet në vetmi, dhe për pasojë i kaloi 11 vitet e fundit të jetës në burg në një qeli të veçantë krejtësisht i vetmuar, dhe pa komunikimin më të vogël me askënd. Nëse do të dërgoheshe në Alkatraz, nuk do të kishe asnjë shans për t’u liruar.

Nëse do të ishit me fat dhe do të shfaqnit shenja të përmirësimit të sjelljes, mund të transferoheshit sërish në një burg tjetër.

Ju do të kalonit shumicën e kohës në qelinë tuaj. Nëse do të ishit fatlum, do të kishit një qeli, nga ku të shijonit një nga pamjet më të bukura të San Franciskos.

Imazhi i një qytetërimi, pjesë e të cilit ju nuk do të ishit më kurrë. Ju do të shihnit sesi bashkëvuajtësit tuaj, do të përpiqeshin të përshtateshin me kushtet e burgut të Alkatraz. Disa u çmendën, gjatë kohës që ishin në izolim. Të tjerë u fiksuan pas idesë së arratisjes; të vendosur se duhet të gjenin me çdo kusht një mënyrë për t’u larguar ishulli, për tu përzierë më pas me turmat e San Franciskos.

Alkatraz kishte reputacionin e një burgu të pamundur për t’u arratisur. Edhe në qoftë se dikush arrinte të dilte jashtë mureve të burgut, përpjekja për t’u larguar nga ishulli, do të ishte një vetëvrasje. Një notim prej 1 milje detare qëndronte mes jush dhe lirisë, por ujërat e ftohta, rrymat e forta e bënin një gjë të tillë të pamundur.

Siguria ishte tepër e lartë, dhe kishte shumë më tepër roje për të ruajtur të burgosurit, me rikontrollet që ndodhnin çdo 15 minuta.

Megjithatë në 29 vitet e ekzistencës së Alkatraz, pati 14 përpjekje për arratisje, që përfshinë 36 të burgosur.

Thuajse një e treta e tyre vdiqën në përpjekje për t’u arratisur nga ishulli, ose u ekzekutuan më vonë për veprimet e tyre.

Përpjekja e parë e regjistruar e një arratie, ishte ajo e Xho Bauers. Më 27 prill 1936, ai u përpoq të arratiset, duke u ngjitur në gardhin që rrethonte burgun, nga ku mund të pikasej plotësisht nga rojet e kullave. Shumë njerëz mendojnë se ishte më tepër një përpjekje për vetëvrasje, sesa një arratisje.

Bauers shpërfilli të gjitha paralajmërimet për të zbritur nga gardhi, dhe u rrëzua, ndoshta i vdekur para se të prekte tokën.

Më 2 maj 1946, ndodhi një incident i cili tani njihet si “Beteja e Alkatrazit”, ku 6 të burgosur morën peng 9 gardianë të burgut në seksionin kryesor.

Udhëheqësi i të burgosurve ishte Bernard Koi, një njeri i fiksuar pas arratisë. Ai mendonte se kishte një dobësi në sistemin e dyerve të hekurta, dhe kishte projektuar dhe ndërtuar një pajisje për prerjen e tyre, në mënyrë që të siguronte arratisjen. Ai planifikoi sulmin kur rojat kryesore ishin larguar të hante drekë, duke lënë vetëm një gardian.

Koi dhe një i burgosur tjetër, Marvin Habard, neutralizuan rojën dhe liruan 4 të burgosur të tjerë. Koi e mbuloi veten me graso, shkoi në depon e armëve, hapi qelitë me pajisjen e tij dhe hyri brenda. I habitur, roja i magazinës u neutralizua me lehtësi. I dënuari Xhozef Kretzer, së bashku me të tjerët, morën peng disa gardianë të tjerë, duke i hapur rrugë fillimit të një trazire disa orëshe midis të burgosurve dhe gardianëve.

Kur Kretzer dhe Koi e kuptuan se nuk mund të hapnin dot derën kryesore, filluan të qëllojnë pengjet.

Trazirat vazhduan për dy ditë, derisa ushtria nisi të hedhë granata për të rifituar kontrollin.

Koi, Ketzer dhe Habard u vranë me armë zjarri, dhe ndërsa nga trazirat shpëtuan gjallë vetëm 2 gardianë.

Askush nuk u përpoq të arratisej nga Alkatraz për 10 vitet që pasuan.

Mbajtja e Alkatraz si një burg po dëshmohej si shumë i shtrenjtë: ai kushtonte rreth 14 dollarë në ditë për çdo të burgosur, krahasuar me 5.4 dollarë në ditë në burgjet e tjera.

Uji duhej të transportohej nga kontinenti dhe të ruhej, ndërsa rryma elektrike prodhohej nga një termocentral i vjetër.

Pasi viteve 1960, muret kishin filluar të shkatërroheshin, pa pasur fonde të disponueshme për t’i riparuar.

Burgu nga ku ishte e pamundur të arratiseshe, po bëhej një strukturë e kalbur, duke rrezikuar sigurinë e vet.

Në vitin 1963, Prokurori i Përgjithshëm i kohës, Robert Kenedi, urdhëroi mbylljen e Alkatraz, dhe të burgosurit u dërguan të gjitha në burgjet alternative anembanë Shteteve të Bashkuara.

Në nëntorin e 1969-ës, indianët e Amerikës e morën atë territor si tokën e tyre nga një traktat i lashtë, duke shpresuar që ta kthejnë vendin në një qendër edukimi, por përpjekjet e tyre dështuan.

Pas 18 muajsh, policia i dëboi nga ishulli, dhe në vitin 1972 Alkatraz u bë pjesë e sistemit të Parkut Kombëtar, dhe aktualisht shërben si një atraksion i madh turistik për njerëzit në mbarë botën.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending