Connect with us

Aktuale

Historia e errët e qytetit të Babadimrit: Si u ngrit Rovaniemi nga hiri

Published

on

Pas Luftës së Dytë botërore, qyteti finlandez Rovaniemi mbeti i rrafshuar nga ushtria gjermane e cila la pothuajse çdo gjë të  shkatërruar. E arkitekti i njohur në atë kohë Alvar Aalto e rimëkëmbi atë. Pastaj Babadimri erdhi në qytet…

Porsa të mbërrini në aeroportin e Rovaniemit në Lapland mund të shihni një dre. Jo një të vërtetë, sigurisht, por një në kostum të Rudolfit që përshëndet pasagjerët e sapo mbërritur.

Dy kilometra nga “aeroporti i Babadimrit” gjendet  fshati i Babadimrit, një park argëtues i mbushur me drerë të vërtetë, zogj, dyqane e restorante që tërheqin shumë se 600 mijë vizitorë në vit, në këtë vend të izoluar në skaj të Rrethi Arktik, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.

Ka drerë kudo në Rovaniemi: njerzit e veshur si drerët ne aeroport, ndërkohë që drerët e vërtetë tërheqin sajat në fshatin “Santa Claus” dhe nëpër të gjithë qendrën e atij qyteti.

Por më i madhi është njoftimi për turistët, për të cilët është vendosur një dre i madh në qytetin finlandez. Kjo ishte puna e arkitektit më të madh të Finlandës, Alvar Aalto, kur ai rindërtoi kryeqytetin e Lapland, pasi u dogj nga ushtria gjermane gjatë luftës së dytë botërore.

Në vitet 1930, Rovaniemi ishte një qytet tregtar i qetë prej rreth 6 mijë banorë derisa Rusia e pushtoi 1939-n.

Gjermanët krijuan një bazë në Rovaniemi. Luftëaffe ndërtoi një aeroport – tani i njohur si “aeroporti zyrtar i Santas” – dhe një kazermë që do të bëhej vend i fshatit të Babadimrit.

Pas largimit të ushtrisë gjermane në tetor 1944, ata dogjën Rovaniemi krejtësisht. Banorët ishin evakuuar, shumë në Suedi, një proces ky shumë  i vështirë në të cilin vdiqën 279 persona. E gjatë kthimit të tyre në Rovaniemi, vdiqën rreth 200 të tjerë, të vrarë nga minat gjermane.

Gjermanët kishin shkatërruar  90% të qytetit – banorët rikujtuan se po ktheheshin në një shkatërrim të tymit, në të cilin kishin mbetur në këmbë vetëm oxhaqet.

Jashtë qytetit të Rovaniemit është një varrezë për të vdekurit e luftës gjermane që përmbanë trupat e rreth 2,500 ushtarëve.

Kjo ishte skena e shkretuar, të cilën e përshëndeti Aallon kur ishte i autorizuar nga Shoqata e Arkitektëve Finlandezë për të rindërtuar qytetin, në vitin 1945.

“Ai e pa qytetin e djegur si një mundësi”, ka thënë, ish projektues dhe studiuesi në “Alvar Aalto Foundation”, Jussi Rautsi.

Aalto filloi duke rindërtimin e qytetit me objekt të vetëm banimi, të projektuara posaçërisht për klimën në Rovaniemi dhe Lapin. Në vitet 1950, plani i tij u zgjerua përtej qytetit për të përfshirë të gjithë rajonin.

Aalto u përfshi në ndërtimin e  hidrocentraleve në lumenjtë e mëdhenj të Laplandit dhe bëri vlerësime se cfarë ndikime do të kishte kjo gjë në mjedis.

Arkitekti i njohur konceptoi planin rrugor të Rovaniemit në vitin 1945: ai thjesht imponoi një skicë të drerëve mbi topografinë ekzistuese, duke theksuar formën natyrore të tokës dhe mënyrën se si lidhen rrugët dhe hekurudhat kryesore. Stadiumi i futbollit u bë një sy dhe lindi renë.

Rovaniemi nuk kishte akses në ndihmë financiare, megjithatë, njëfarë ndihme financiare erdhi nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e saj Eleanor Roosevelt.

Në qershor të vitit 1950, Roosevelt dëshironte të vizitonte Rrethin Arktik, kështu që finlandezët ndërtuan një kullë në afërsi të aeroportit të Rovaniemit brenda vetëm një jave, të pajisur me karrige të dizajnuara nga Aalto. Ata i thanë asaj se ishte në Rrethin Arktik – ndonëse ishte paksa në jug. Kabina më pas u shndërrua një atraksion turistik, i vizituar nga udhëheqësit botërorë duke përfshirë kryeministrin sovjetik Leonid Brezhnev dhe kryeministrin izraelit Golda Meir.

Ndërsa turizmi rritej, Rovaniemi rindërtohej. Idetë dhe planet e Aaltos nuk u realizuan krejtësisht mirëpo ai krijoi tri ndërtesa për qendrën komunale të qytetit: një sallë koncertesh, një bashki dhe një bibliotekë që është një nga veprat e tij më të bukura.

Ai kishte gjithashtu një shtëpi private të stilit Frank Lloyd Wright dhe një bllok komercial më vonë ndërtoi edhe një pjesë të vogël të banesave në periferi të quajtur “Korkalorinne”, duke paraqitur banesa me tarraca dhe dy blloqe të mëdha apartamentesh.

Kishte qenë kjo koha kur ishte krijuar fshati “Santa Claus” [fshati i Babadimrit]. Sipas mitit finlandez Babadimri kishte ardhur nga Korvanturi [një formacion shkëmbinjsh në formë të veshit], kështu që Babadimri mund të dëgjonte dëshirat e cdo fëmije në botë.

Por Korvatunturi është i largët dhe pothuajse i paarritshëm: më shumë se 200 milje në veri të Rovaniemit.

Një fshat i stilit rural ishte krijuar rreth kabinës së Eleanor Rooseveltit, me dyqane, drerë një Babadimër me zyrën postare, në të cilën vizitorët dërgonin letra nga të gjitha vendet. Ky është vendi ku përfundon cdo letër që i dërgohet babait të Krishtlindjeve, e që brenda vitit numri i letrave arrin rreth 700 mijë.

Nga vitet e 90-ta, miti i Santa kishte marrë bujën. Turistët – sidomos ata nga Kina, Izraeli dhe Britania e Madhe, që përbëjnë shumicën e vizitorëve – kanë marrë versionin finlandez të Babadimrit në zemrat e tyre./Ndërtimi.info/

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending