Connect with us

Aktuale

Historia e 5 arkistëve (arikitektë+artistë)

Published

on

Kryeverprave arkitekturore edhe më shumë elozhe ju thurren kur përveç arkitektrurës, tek ato kombinohet edhe arti, në veçanti piktura.

Shembuj të të tilla veprash kemi mjaft shumë. Disa nga jetësuesit e kombinimit të artit me arkitekturën janë arkitektë të njohur të cilët, përmes këtyre krijimeve, depërtuan lehtësisht ndërkombtarisht, për të mbetur përgjithmonë emra domethënës e të rëndësishëm në histori.

Revista “Arch2o” ka përzgjedhur pesë, siç i quan ajo, “arkistë” (kombinim i fjalëve arkitekt dhe artist) të cilët i kanë dhënë tjetër frymë arkitekturës.

Sipas artikullit nga shumë kapele të tjera që mbajnë në kokë arkitektët, ato më të përhapura dhe më integralet janë ato të një artisti.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të tyre:

Le Corbusier

I konsideruar si një nga arkitektët më të mëdhenj të shekullit të XX-të, Le Corbusier ishte një pionier i lëvizjes moderniste. Një nga veprat e tij më të mëdha “Notre Dame du Haut”, në Ronchamp- Francë ka qenë arsyeja e intrigës së madhe të kuriozitetit midis kritikëve. Është një ndërtesë që është e pasur me stimuj vizualë dhe ka hapur disa interpretime. Do të ishte e vlefshme që të hedhim një vështrim në skica që e çuan në konceptin e ndërtesës.

This image has an empty alt attribute; its file name is c.jpg

Corbusier përdorte vizatimet e tij thjesht për qëllimin e arkitekturës. Megjithatë, artisti në të ka një shprehje që është shumë më e përpunuar dhe komplekse. Ai dukej sikur ndiqte mënyrën kubiste të ekspresionizmit. Megjithëse pikturat e tij duket se përcjellin një temë të caktuar, nuk është kështu. Ai është një nga arkitektët e paktë që njihet edhe për nga veprat e tij në pikturë. Pikturat e tij kushtojnë një pasuri sot.

This image has an empty alt attribute; its file name is Arch2O-The-story-of-5-archists-13.jpg


Një nga veprat e tij të pazakonta është ‘Dora e Hapur’ e cila përveç të qenuri një pikturë e mirënjohur është shndërruar në një monument. Dora e hapur, për të ishte një shenjë e paqes dhe pajtimit dhe ai e përdori atë si një temë që e përsëriti në shumë nga veprat e tij. Më e shquara edhe pse është 26 metra, është monumenti në Chandigarh.

Santiago Calatrava

Arkitekti spanjoll i avangardes është tejet i famshëm. Një inxhinier dhe arkitekt për nga edukimi, ai është gjithashtu një skulptor dhe piktor i talentuar. Disa nga veprat e tij arkitekturore janë të frymëzuara nga anatomia e njerëzve dhe e kafshëve së bashku me elemente të tjerë që ndodhin në natyrë. Ai u citua duke thënë:


“Strukturat e para që krijova u frymëzuan nga vëzhgimi i anatomisë së njerëzve dhe kafshëve […] ndërtesat e para që unë krijoja në Shtetet e Bashkuara ishin shumë të ndikuara nga natyra dhe bimët, ndoshta sepse natyra është kaq e madhe dhe madhështore këtu!”

This image has an empty alt attribute; its file name is Arch2O-The-story-of-5-archists-18.jpg

Megjithëse shprehjet e tij impresionuese strukturore janë të habitshme, ajo që është më interesante është se si këto struktura madje marrin formë në mendjen e Calatraves.

Calatrava ishte i apasionuar pas artit që nga mosha 8 vjeçare dhe u kthye në arkitekturë vetëm pas edukimit të tij pasuniversitar. Një humanist për nga natyra, Calatrava beson në lirinë e shpirtit njerëzor që shpreh arti i tij dhe gjithashtu bën një transformim të ngjeshur në arkitekturën e tij.

Steven Holl

Steven Holl, është një arkitekt amerikan i cili e mbështetë shumicën e punës së tij në fenomenologji, i kushton vëmendje të madhe asaj se si ndihet dhe përjetohet një hapësirë nga shqisat njerëzore. Ai është i mirënjohur për skicat e tij me ngjyra uji të manifestimeve hapësinore, të punës së tij arkitekturore. Ai njihet për mbajtjen e brushave gjithmonë me vete, në çdo kohë, e një këtë mënyrë mund t’i krijojë pikturat e tij kurdo që i vijnë ide.


Pikturat e tij zbulojnë qartë ndjenjën e proporcionit, pamjeve dhe modeleve në të cilat çdo herë është e pranishme drita.

Frank Lloyd Wright:


Një nga figurat më kontraverse të Amerikës në kohën e tij ishte padyshim Fran Llyod Ëright, i cili më vonë u përshëndet si talenti vendas.
Arkitekti çdo herë zgjodhi ngjyra të gjalla dhe festive të formave për kopshtet e fëmijëve duke i shndërruar ato në kryevepra.


Një tjetër histori interesante e Ëright është se ai u shndërrua në dizajner grafik për të mbijetuar, në kohën kur jeta e tij ishte një skandal mezi bënte ndonjë para nga praktika arkitekturore.

Mies Van Der Rohe

Megjithatë, një tjetër modernist i madh i kohës së tij, MVDR mishëroi shumë punë të pjekur, ndërsa gjithashtu ishte një edukator i madh në kohën e tij duke kontribuar në Bahaus dhe IIT, Çikago.

MVDR nuk shumë piktor, por është njëri nga pionierët e medieve. /Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending