Arkitekturë
Hidhet poshtë teoria konspirative për rrëzimin e “Kullave Binjake”

Teoria e konspiracionit: Shtatë orë pasi Qendra Tregtare Botërore (World Trade Center) ra më 11 shtator 2001, WTC 7 me 47 kate u shemb, por jo për shkak të zjarrit apo rrëzimit të kullave të afërta.
Fakti: Shumë teoricienë të konspiracionit tregojnë raportin preliminar të FEMA-s, i cili thotë se ka pasur dëme relativisht të lehta në WTC 7 përpara shembjes së saj. Por me kohë dhe me mbledhjen e burimeve të tjera, hulumtuesit e NIST tani mbështesin hipotezën se WTC 7 ishte shumë më e kompromentuar që të rrëzohej sesa nga ajo që tregohet në raportin e FEMA-s.
“Gjëja më e rëndësishme që gjetëm ishte se në të vërtetë kishte dëme fizike në anën jugore të ndërtesës WTC 7”, tregojnë NIST.
Hetuesit e NIST besojnë se një kombinimi i zjarrit dhe dëmtimeve të rënda strukturore kanë kontribuar në rrëzim, edhe pse teoria e saktë ka nevojë për më shumë kërkime. Por analiza e NIST sugjeron se rënia e WTC 7 ishte një shembull i “kolapsit progresiv”, një proces në të cilin dështimi i pjesëve të një strukture në fund të fundit krijon tendosje që shkaktojnë rrëzimin e të gjithë ndërtesës. Video të rënies së WTC 7 tregojnë të çara në fasadën e ndërtesës. E gjithë ndërtesa u rrëzua vetë, me skajet e anës lindore të strukturës duke u tërhequr në anën perëndimore në një kolaps diagonal.
Sipas NIST, kishte një arsye kryesore për dështimin e ndërtesës: Në një dizajn të pazakontë, shtyllat mbanin ngarkesa jashtëzakonisht të mëdha, rreth 2000 metra katror për çdo kat.
“Ajo që ka treguar analiza jonë paraprake është se nëse nxjerr vetëm një shtyllë në një nga katet më të ulëta, mund të shkaktojë një progres vertikal të kolapsit kështu e tërë pjesa mund të bie” theksoi Sunder.
Ekzistojnë dy faktorë të tjerë të mundshëm kontribues për rrënimin e objektit, të cilat ende po hetohen: Së pari, trungjet në katin e pestë dhe të shtatë u hartuan për të transferuar ngarkesa nga një shtyllë në tjetrën. Shtyllat në pjesën e jugut ishin dukshëm të dëmtuara, presioni i lartë që tejkalonte kapacitetet ngarkuese dyshohet si arsye bazë.
Së dyti, një zjarr në katin e pestë që zgjati për një kohë të gjatë. “Nuk kishte zjarrfikës në katin e 7,” thotë Sunder.
Hetuesit besojnë se zjarri ishte përhapur nga nafta që shumë banorë përdorën gjeneratorët e tyre. Një gjenerator në katin e pestë ishte i lidhur me një rezervuar të madh në bodrum nëpërmjet një linje nën presion duke krijuar një tjetër hipotezë për ngjarjen.
WTC 7 (Qendra Tregtare 7) mund ta kishte përballuar dëmin fizik që mori, ose zjarrin që zgjati për orë të tëra, por këta faktorë të kombinuar, së bashku me ndërtimin e pazakontë të objektit, ishin të mjaftueshme për ta çuar ndërtesën në kolaps.
