Ndërtim
Helmetat që tregojnë nëse punëtorët janë të stresuar në punë

Kompanitë në Kinë po përdorin sensorë të trurit për të monitoruar emocionet e punëtorëve të tyre. Disa kompani ndërtimore, prodhuese dhe transportuese në Kinë kërkojnë që punëtorët të veshin helmeta të pajisura me sensorë të trurit që përdorin teknologjinë AI për të monitoruar emocionet e tyre.
Zëdhënësit e skemës thonë se sistemi kursen para duke ndihmuar punëtorët dhe trajnimin e tyre më mirë, por kritikët shqetësohen për kontrollin që kompanitë kanë mbi punonjësit. Pajisjet i përshtaten helmetave të punëtorëve, të cilët pastaj matin aktivitetin e trurit të përdoruesit, këto valë mund të analizohen për të kërkuar ndryshime në emocion.
Valët e trurit mund të lexohen si ndryshime në emocionet dhe ndjenjat që lidhen me panik, lodhje dhe trishtim. Pajisjet thuhet se përdoren për punëtorët në punë me stres të lartë, siç janë drejtimi i trenave me shpejtësi të lartë dhe elektricistët që punojnë në stacionet kryesore të energjisë.
Pajisja mund t’i zgjojë punëtorët, nëse ata bien në gjumë të lehtë
Sensorët gjithashtu kanë aftësi për të matur nëse një punëtor është duke rënë në gjumë dhe lëshon një alarm për t’i bërë ata më të vëmendshëm. Një zyrtar që drejton programin e mbikëqyrjes emocionale në Grid Zhejiang Electric Poëer u tha mediave kineze se pajisjet janë thelbësore për drejtimin efikas të një biznesi.
Ndërsa mbajtja e punëtorëve të sigurt është një përgjegjësi e punëdhënësit, monitorimi mund të identifikojë gjithashtu punëtorët që kompania i konsideron të stresuar në punë. Nëse sistemi e tregon një punëtor në një gjendje tejet të stresuar për të punuar, atyre u kërkohet që të shkojnë në shtëpi dhe u jepet pushim pa pagesë.
Është e mundur që ka shumë punëtorë të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna ose kanë shfrytëzuar pushime të panevojshme të punës me anë të diagnozave të rreme.
“Kur sistemi lëshon një paralajmërim, menaxheri i kërkon punonjësit të marrë një ditë pushim ose të kalojë në një post me më pak ngarkesë, disa punë kërkojnë përqendrim të lartë, dhe nuk ka vend për asnjë gabim.
Kina nuk ka rregulla për atë që punëdhënësit të mund të monitorojnë punonjësit e tyre. Qiao Zhian, profesor i psikologjisë në Universitetin Normal të Pekinit, tha për Morning Post se mendja njerëzore nuk duhet të shfrytëzohet për përfitim.
“Nuk ka ligj apo rregullore për të kufizuar përdorimin e këtij lloji të pajisjeve në Kinë. Punëdhënësi mund të ketë një nxitje të fortë për të përdorur teknologjinë për fitim më të lartë dhe punonjësit zakonisht janë tepër të dobët për të thënë jo” shprehet Zhian.
