Featured
Hekurudha Kosovë-Shqipëri futet në agjendë
Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme ka takuar ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Temë diskutimi mes këtyre dy personaliteteve ka qenë edhe hekurudha që do lidhte Kosovën me Shqipërinë, e që ministrit Pacolli tashmë i është futur në agjendë ky projekt i menduar shumë kohë më parë.
Në këtë kuadër Berisha theksoi se përparësi me të madhe duhet të marri hekurudha Milot – Prizren, e cila është jetike për Kosovën por dhe për rajonin në tërësi.
Ai tha se ndërtimi hekurudhës do të plotësonte korridorin më fizibël të rajonit dhe natyrisht kjo edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën do kishte një interes të jashtëzakonshëm. Së bashku me autostradën, hekurudha e bën Kosovën vend me porte të vetat.
Të kujtojmë se ishte Sali Berisha kryeministër i Shqipërisë në kohën kur ishte ndarë tenderi dhe kishte filluar projekti për “Rrugën e Kombit”.
Mirëpo, Kosova nuk është aq për t’u livduar në anën e hekurudhave. Kjo pasi trenat në Kosovë janë jashtë funksionit që disa kohë pasi kanë pësuar kolaps financiar.