Connect with us

Aktuale

Haziri: Gjilani ndodhet në fazën zhvillimore të infrastrukturës së trashëguar nga vitet e shtatëdhjeta

Published

on

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të mërkurën seancën e fundit për këtë vit kalendarik, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku janë mriatuar disa vendime e rregullore.

Në këtë senacë Kuevndi Komunal ka miratuar rregulloren për këshillat lokalë, vendimin për ndarjen e titujve të nderit për veprimtarin Ilir Mustafa (pas vdekjes) dhe afaristin Fehmi Fetahu, vendimin për caktimin e kompensimit mujor për anëtarët e komisionit komunal të aksionarëve në NLP “Tregu”, “Stacioni i Autobusëve” dhe “Ecohigjiena”, planin e punës së Kuvendit për vitin 2019, orarin e mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve, kërkesën për financimin e manifestimit “Flaka e Janarit” 2019, pastaj raportin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) për vitin 2017, raportin e punës për vitin 2018 të KKSB si dhe planin e punës për vitin 2019 të KKSB, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ndërkaq, raportin e punës së kryetarit të Komunës për vitin 2018, me kërkesën e opozitës si dhe dakordimin e subjekteve të tjera si dhe të vetë kryetarit Haziri, e ka shtyrë për seancën e janarit, sikurse edhe kërkesën e teatrit për shlyerjen e borxheve.

Haziri, duke u përgjigjur në disa prej pyetjeve konkrete të këshilltarëve komunalë rreth investimeve, kryesisht të opozitës, ka thënë se Gjilani ndodhet në fazën zhvillimore të infrastrukturës, të cilën e ka trashëguar nga vitet e shtatëdhjeta dhe brenda këtyre vijave urbane duhet të bëjë zgjidhjen më të mirë të mundshme, ose ndryshe duhet rrënuar banesa dhe shtëpi private, gjë që nuk do të ishte e drejtë.

Plani zhvillimor duhet të përfundojë deri në fund të marsit ose fillim të prillit dhe ai do të votohet nga Kuvendi Komunal, i cili ka me vendos se si do të duket qyteti ynë në të ardhmen, ka thënë Haziri.

Sa i përket rrugës “Fehmi Agani”, ai tha se është e vërtetë që këtu punimet janë vonuar, por jo me fajin e Komunës, meqë bëhet fjalë për një investim të përbashkët me Ministrinë e Infrastrukturës, e cila ka nxjerrë obligime shtesë për shkak të terrenit dhe disa vështirësive tjera, ndërkohë që u shpreh optimist se këto probleme do të tejkalohen dhe punimet do të kryhen shpejt.

Ndërkaq për rastin e Shtëpisë së kulturës në Përlepnicë, Haziri ka sqaruar se për shkak të problemeve që i ka pasur më herët projekti, që njëherësh ka qenë i përfshirë edhe në hetime, ka mbetur anash.

“Vitin e ardhshëm ne do të investojmë dhe finalizojmë plotësisht këtë projekt sikurse do të rregullojmë edhe ambientin përreth Shtëpisë së kulturës, me buxhet të Komunës”, ka thënë ai.

Rrugët dhe infrastruktura tjetër në disa lagje të tjera, siç është lagja Porodin, kanë filluar dhe do të vazhdohet vitin tjetër, sepse janë projekte të buxhetuara, sikurse edhe në disa fshatra të tjera, me projektet që kanë të bëjnë me rrjetin e ujësjellësit, përfshirë edhe Pogragjën ku duhet gjetur burim i ri i ujit për pije. Në lagjen e Balecit, ku dëmtimi i rrugëve ka ndodhur për shkak të shtrirjes së rrjetit të ri të ujësjellësit, ne e kemi marrë për obligim të bëjmë sanimin e gjendjes, edhe pse ky obligim i takon operatorit, ka thënë kryetari Haziri.

të vetëdijshëm se të gjitha problemeve nuk kemi mundur t`u japim zgjidhje ende, por jemi duke vazhduar t`i kryejmë punët tona sipas dinamikës së paraparë, gjithandej nëpër fshatra dhe lagje të qytetit”, ka thënë Haziri.

Sa i përket problemit me ”Ecohigjiena”, i cili po manifestohet në kryerjen e shërbimeve, Haziri, ka thënë se Komuna është në raporte jo të mira profesionale dhe njerëzore me këtë kompani prej dy vitesh. “Ecohigjiena” vazhdon të mos i përmbush obligimet në investime dhe as nuk e ka zbatuar vendimin e fundit të gjykatës për kthimin në punë të punëtorëve të larguar më herët. Përkundrazi, ka vazhduar me largimin nga puna edhe të punëtorëve të tjerë.

kërkojmë përmbushjen e obligimeve sipas kontratës si dhe ndarjen e dividentës sipas përqindjes, ku Komuna e Gjilanit i zotëron 40 për qind të aksioneve”, ka thënë Haziri, duke nënvizuar se Komuna nuk do të lëshojë pe kur janë në pyetje interesat e punëtorëve, sepse mbajtja e tyre në punë është pjesë e kontratës, përderisa ata nuk bëjnë shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Për më tepër, Haziri ka thënë se është momenti i fundit që “Ecohigjiena” të fillojë t`i zbatojë ligjet e Kosovës.

Me disa ndryshime dhe plotësime Kuvendi miratoi edhe rregulloren për bashkëpunim me këshilla lokalë, që kanë të bëjnë me gjithëpërfshirjen dhe kompensimin, si nevojë për një funksionim sa më të mirë të këtyre njësive.

vendosi që kompensimi mujor për anëtarët e komisionit komunal të aksionarëve në NLP “Tregu”, “Stacioni i Autobusëve” dhe “Ecohigjiena”, të jetë 200 euro (100+50+50) në muaj dhe jo 250 euro, siç ishte propozimi i parë.

miratoi edhe kërkesën e DKRS-së për ndarjen e një shume të mjeteve prej 56.350 euro, për nevoja të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, që mbahet në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, pas një diskutimi të gjerë dhe sqarimeve që kanë dhënë drejtoresha e Kulturës, Shpresa Hajdari, drejtori i Buxhetit, Zijadin Maliqi si dhe nënkryetari Komunës, Arbër Ismajli, të bindur se një pjesë të kësaj shume do ta ndajë MKRS-ja, ku është bërë po ashtu kërkesa, ose përndryshe programi duhet të reduktohet vetëm në shtyllat kryesore të tij.

Kurse kërkesa e Teatrit për shlyerjen e borxheve është shtyrë për seancën e janarit, pasi që, siç ka thënë nënkryetari Ismajli, edhe ashtu mjetet nuk mund të ndahen brenda këtij viti.

e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) për vitin 2017 e ka paraqitur koordinatori Ibrahim Ademi, duke nënvizuar faktin se falë punës së mirë që ka bërë Komuna e këtushme, Gjilani është shpërblyer me tri grante, mjete këto që janë orientuar për asfaltimin e rrugës së Kumanovës, ndërtimin e rreth-rrotullimit te udhëkryqi i Prishtinës si dhe për asfaltimin e rrugëve në lagjen “Porodin”.

Për të gjitha këto pika të rendit të ditës, në Kuvend Komunal është zhvilluar debat i gjerë, para se të miratohen.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending