Aktuale
Haxhiu akuzon Kuasri-Lilën për keqpërdorimet në Memorialin e Mejes

Për keqpërdorimet në ndërtimin e kompleksit memorial në Mejë të Gjakovës për të cilën edhe prokuroria e shteti kërkoi hetim, si shqetësim u paraqit edhe në Kuvendin e Kosovës nga deputetja Teuta Haxhiu.
Këtë keqpërdorim Haxhiu po e quan më shumë se një masakër dhe dhimbje për familjarët e të rënëve në Mejë. E për gjithë këtë ajo kërkoi që të bëhet një hetim dhe të kërkohet llogari për çdo centë që është në dhënë.
Por për gjithë këtë Haxhiu ka akuzuar ish-kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e cila siç tha ajo ka shkëputur kontratën me kopanin që kishte filluar ndërtimin e këtij kompleksi për t’i dhënë më pas një kompanie familjare.
Sipas Haxhiut, ka qenë shoqata “27 Prilli” që ka paraqitur pakënaqësitë lidhur me punimet, që sipas tyre ish-kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari ka kërkuar shkëputjen e kontratës kompanisë që ka qenë duke i kryer punimet .
Akuza drejtori edhe për ish-drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj.
“Shqetësim mua është shqetësim shumë i madh pasi jam deputete e asaj ane, pasi e thanë përfaqësuesit e “Shoqatës 27 prilli”. Pos punimeve që nuk janë duke vazhduar me cilësinë e duhur, ajo çka më ka shqetësu më së shumti është kërkesa e shkëputjes së kontratës kompania e cila kishte filluar kohë më parë nga ish-kryetarja Mimoza Kusari-Lil. Ky për mua është një shqetësim shumë i madh. Edhe 1 euro e vetme keqpërdorimi në Meje është më shumë se masakër. Është më shumë se dhimbje që po përsëritet të familjarët që ende kanë familjarë të pagjetur. Nëse me vetëdije të plotë kjo vërtetë duhet me hetu. Ka qenë ish-kryetarja që i ka thirr përfaqësues që iu ka tregu që duhet me iu shkëput kontrata dhe lidhja e kontratës sipas tyre nga drejtori Blakaj e një kompanie siç është thënë dhënë një familjari. Dëmi që po i shkaktohet buxhetit. Familjarët jo vetëm që janë të shqetësuar por e ngrisim zërin për të treguar se jo vetëm që duhet hetuar por duhet të dhënë llogari për çdo keqpërdorim që është bërë”, tha Haxhiu.
Shkak i shkëputjes së kontratës që sipas Haxhiut bëri Kusari-Lila në kohën sa ishte kryetare e Gjakovës i ka shkaktuar dëmë buxhetit të komunës, pasi që kompania ka dërguar në gjyq dhe si penallti komuna duhet të paguaj mbi apo rreth 100 mijë euro për dëmet.
“Me insistimin e ish kryetares është bërë shkëputja dhe ajo çka është më shqetësuese kompania e qet në gjyq komunën dhe komuna detyrohet të paguaj penalltinë mbi apo rreth 100 mijë euro. Dëmet që ish-kryetarja ia ka shkaktuar buxhetit të varfër të Komunës së Gjakovë”, tha ajo.
Që pati keqpërdorime në këtë kompleks e pati pranuar edhe vetë Blakaj.
“Problemi tjetër që është bërë para do dite për Kompleksin Meje atje është e vërtetë që ka pakënaqësi. Është thënë që ka pakënaqësi familjare. Unë nuk di, se na kemi pas kontakte me shoqatën atje dhe ata na kanë thënë se nuk din për këtë punë. Kur janë vendos kubëzat, i kemi hjekur njëherë se nuk kanë qenë të rregulluara mirë, por ajo është rregullu. Mirëpo unë vazhdimisht kam qenë ithtarë i hetimeve dhe të bëhet këto hetime dhe të shihet”, pati deklaruar ai.
