Connect with us

Aktuale

 Haskuka ndërhyri kundërligjshëm në tenderin e teleferikut në Kala , mund të përballët me drejtësinë

Published

on

Kryetari i ri i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka mund të përballët me drejtësinë për shkak të implikimeve në një tender.

Mytaher Haskuka në mënyrë të kundërligjshëm mori vendim që të anulojë kompletë procedurën tenderuese “Ndërtimi i teleferikut për qasjeje të lehte në kalanë e Prizrenit”. Ndërhyrja e kryetarit të Komunës në procedurat tenderuese, sipas Organit Shqyrtues të prokurimit që njihet si “Gjykata e tenderëve” është veprim i kundërligjshëm. Andaj, OSHP-ja ka urdhëruar Autoritetin kontraktues –Komuna e Prizrenit që këtë procedurë të prokurimit ta kthejë në rivlerësim, ashtu siç kishte urdhëruar OSHP në një vendim të fundvitit 2017, dhe të anulohet vendimi për anulim i Autoritet Kontraktues, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, njoftimi për kontrate në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit është bërë me 28.04.2017. Hapja e ofertave është bërë me 19.06.2017, ku kanë marrë pjesë tri kompani.

Autoriteti kontraktues ka bërë njoftim për anulimin e aktivitetit të prokurimit më 31.10.2017.

Kundër njoftimit për anulim të aktivitetit të prokurimit, kompania ekonomik “I.Seferi” Shpk”  me 03.11.2017, ka bërë kërkese për rishqyrtim tek autoriteti kontraktues. Po ashtu edhe Konzorcium: “Energoremont D.D-Dega në Kosove & Energoremont D.D & KAG Asphalt company Sh.p.k”, kanë bërë kërkese për rishqyrtim tek autoriteti kontraktues. Njëjtë kanë vepruar edhe N.t.sh “Ekoinvest”.

Më 06.11.2017, autoriteti kontraktues ka marr vendim që të refuzohen të gjitha pretendimet e kompanive ankuese.

Më pas, kompanitë ankuese kanë deponuar ankese ne OSHP kundër njoftimit për anulim te aktivitetit te prokurimit duke pretenduar se: Autoriteti kontraktues ka vepruar ne kundërshtim me një serë nenesh të Ligjit për Prokurimin Publik. Eksperti Shqyrtues profesional i prokurimit ne raportin e datës së 27.11.2017 ka konstatuar se pjesërisht qëndrojnë ankesat e kompanive ankuese dhe ka rekomanduar që të mbetet në fuqi vendimi i Komunës së Prizrenit.

Ndërsa, disa kompani nuk janë pajtuar me vlerësimin eksperti shqyrtues.

Në seancën e shqyrtimit kryesor të datës 05.12.2017, ku kanë qenë prezent të gjitha palët, OSHP ka marr vendim duke aprovuar një mori të pretendimeve të kompanive ankimore. OSHP sqaron se është i qëndrueshëm pretendimi i  kompanisë “I. Seferi” se Autoriteti Kontraktues nuk ka respektuar afatin për vlerësim të ofertave maksimalisht 40 ditë që është i përcaktuar me rregullat e prokurimit publik, sepse vlerësimi i ofertave ka zgjatur mbi 100 ditë.

Ndërsa, lidhur me pretendimin e “I. Seferi” se autoriteti kontraktues pa të drejtë nuk i ka marrë për bazë referencat për punët e realizuara me arsyetimin se nuk janë të nostrifikuara, paneli shqyrtues konstaton se është i qëndrueshëm ky pretendim, pasi që në FDT dhe tek njoftimi për kontratë nuk është kërkuar që referencat të janë të nostrifikuara. Paneli shqyrtues konstaton se operatorët ekonomikë nuk mund të eliminohen për ndonjë kërkesë që nuk ka qenë e parashikuar në dosje të tenderit, ndërsa këtë e parasheh neni 56 paragrafi 3 i LPP-së.

Po ashtu, lidhur me pretendimin tjetre të kompanisë ankuese “I. Seferi” se autoriteti kontraktues pa të drejt i ka refuzuar diplomat e juristit dhe ekonomistit me arsyetim se te njëjtat janë Bachelor, paneli shqyrtues konstaton se ky është pretendim është i bazuar, sepse në dosjen e tenderit është kërkuar vetëm jurist dhe ekonomist të diplomuar, ndërsa nuk është kërkuar diplomë 4 vjeçare ose master, shkruan lajmi.net.

Lidhur me pretendimin tjetër të OE “Energoremont D.D – Dega ne Kosove &Energoremont D.D & KAG Asphalt company Sh.P.K” se konzorciumit “EkoInvest&EingCom” i mungojnë marrëveshjet e konzorciumit në mes të partnerëve është i pa bazuar, sepse konzorciumi në fjalë përbehet prej tre partnerëve dhe të njëjtin e kanë marrëveshjen e cila është e nënshkruar dhe vulosur nga tre anëtarët e konzorciumit.

Paneli shqyrtues ka konfirmuar edhe disa pika tjera të kompanive ankimore. Andaj, Paneli shqyrtues konform nenit 117 te LPP-se, si dhe duke u bazuar ne provat e prezantuara si me lart vendosi që të “ANULOHET vendimi për anulim lidhur me aktivitetin te prokurimit me titull: “Ndërtimi i teleferikut për qasje me të lehtë ne kalanë e Prizrenit”  dhe lënda kthehet ne Rivlerësim”.

Më pas, Autoriteti Kontraktues edhe pse kishte formuar komisionin vlerësues për vlerësimin e ofertave nuk ka bërë vlerësimin e tyre. Por më urdhër të kryetarit Mytaher Haskuka ishte anuluar komplet aktiviteti i prokurimit.

Kundër njoftimi për anulimin e aktivitetit të prokurimit lidhur me këtë aktivitetit të prokurimit, operatori ekonomik: “Energoremont D.D. — Dega ne Kosove & Energoremont D.D. & KAG Asphalt Company” sh.p.k. – Prishtinë, me dt:16.04.2018, ka bërë kërkesë për rishqyrtim tek autoriteti kontraktues.

Me dt: 20.04.2018, autoriteti kontraktues ka marrë vendim dhe refuzon kërkesën për rishqyrtim e operatorit ekonomik.

Operatori ekonomik ankues “Energoremont D.D.-dega ne Kosove & Energoremont D.D. & KAG Asphalt Company” sh.p.k -Prishtinë, si palë e pa kënaqur, ka deponuar ankesë në OSHP, më 27 prill 2018, kundër njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit: Autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenet: 1, 6, 59, 62, të Ligjit për Prokurimin Publik.

Organi Shqyrtues i Prokurimit më date 07.05.2018, ka autorizuar ekspertin shqyrtues, për te shqyrtuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve te palës ankimore.

Eksperti profesional, në raportin e dt: 01.05.2018, ka sqaruar pretendimet e OE ankues: Lidhur me pretendimin e operatorit ekonomik ankues se “Aktiviteti i prokurimit është anuluar ne kundërshtim me nenin 62 te Ligjit për prokurim publik, pasi qe arsyeja qe ka dhëne autoriteti kontraktues, me vendim te Kryetarit te Komunës, nuk është parashikuar ne nenin 62 te LPP-se, prandaj ndërhyrja e Kryetarit te Komunës ne procesin e prokurimit është ndërhyrje arbitrare dhe shkelje flagrante e Ligjit te Prokurimit publik , madje kjo ndërhyrje, jo ligjore është vepër penale e cila hyn ne kuadër te veprave penale te korrupsionit, pra është keqpërdorim i detyrës zyrtare nga ana e Kryetarit te Komunës se Prizrenit”.

Andaj, eksperti profesional lidhur me pretendim te kompanisë ankuese ka konstatuar se qëndrojnë. “Bazuar në nenin 62 paragrafi 1.1 të LPP-se një shkeljeje te ligjit aktual ka ndodhur apo do te ndodh ne procedurën e prokurimit, e cila nuk mund te rregullohet apo te parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të prokurimit, duke përfshire edhe rastet ku një dispozite e këtij ligji kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, si dhe bazuar ne nenin 59 paragrafi 1 të LPP-se po citoj: Autoriteti kontraktues do te themeloi një Komision Vlerësues për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave. Te gjithë anëtaret e Komisionit Vlerësues marrin përgjegjësi te plote individuale për vlerësimin e kryer te oferte, si dhe bazuar ne RRUOPP neni 40.6, Autoriteti Kontraktues qarte do te përcaktoj detyrat për Komisionin, te cilat ne asnjë mënyrë nuk do te kufizojnë pavarësinë e Komisionit ne procesin vendimmarrës”, ka thënë eksperti profesional.

Eksperti profesional lidhur me këtë pretendim sqaron se Autoriteti Kontraktues ne aktivitetin e prokurimit pas marrjes se ofertave mund te anuloj për njërën nga arsyet si ne vijim: a) asnjeri prej tenderëve te pranuar nuk është i përgjegjshëm; b) te gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime qe e tejkalojnë buxhetin e AK.

Gjithashtu, eksperti profesional sqaron se AK nuk ka rivlerësuar ofertat e operatoreve ekonomik pjesëmarrës ne këtë aktivitet te prokurimit edhe pas vendimit te aprovuar nga Kryetari i Komunës – (ZKA) te datës 09.01.2018 si dhe duke mos e respektuar vendimin e OSHP te datës 11.12.2017 dhe duke mos a arsyetuar arsyet pse nuk është rivlerësuar nga komisioni i vlerësimit, por vetëm me një Vendim për Anulim te Aktivitetit te Prokurimit nga Kryetari i Komunës te datës 20.03.2018,

Andaj, eksperti Shqyrtues rekomandon autoritetin kontraktues që të lejohet komisioni i vlerësimit te beje ekzaminim, vlerësimin dhe krahasimin e Tenderuese i përcaktuar sipas LPP-se, RRUOPP dhe Vendimit te OSHP-se nr. 435,441,451/17 te datës 11.12.2017 dhe po ashtu raporti i komisionit te vlerësimit te nënshkruhet nga te gjithë anëtaret e komisionit dhe nëse ndonjëri prej tyre nuk pajtohet i njëjti duhet to nënshkruaj me vërejtjet e tij duke theksuar mospajtimet e tij.

Paneli shqyrtues duke u bazuar ne dëshmitë qe ka pasur ne dispozicion, sqaron se është formuar komisioni për rivlerësimin e ofertave me date:09.01.2018, ku i njëjti komision nuk e ka bere ri vlerësimin e ofertave, mirëpo vetëm ka rekomanduar me shkrim zyrtarin përgjegjës te prokurimit dhe kryetarin e Komunës për anulimin e këtij aktiviteti te prokurimit.

Paneli shqyrtues duke u bazuar ne te gjitha shkresat qe ka poseduar, sqaron se Kryetari i Komunës se Prizrenit me date 20.03.2018, ka nxjerr vendim për anulim te aktivitetit te prokurimit, e ku shkruan se është bazuar ne propozimin e Drejtorisë se Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. Paneli shqyrtues duke pasur parasysh te gjitha shkresat dhe pretendimet e OE ankues, sqaron se është i qëndrueshëm pretendimi i OE ankues se ekziston aktvendimi i Drejtorisë se Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor i dt:15.05.2017 me Nr.04-353-47456 me te cilin është lejuar ndërtimi i infrastrukturës për qasje ne kalanë e qytetit te Prizrenit.

Paneli shqyrtues konstaton se autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenin 62 to LPP-se me rastin e anulimit të këtij aktiviteti te prokurimit, pasi që në këtë rast nuk është plotësuar asnjëra nga kushtet e parashikuara ne këtë dispozite dhe sqaron se asnjë dispozite ligjore nuk parasheh qe me vendim (ndërhyrje) te Kryetarit te Komunës mund te anulohet një aktivitet i prokurimit, sepse te gjitha procedurat e anulimit te një aktiviteti te prokurimit janë te parashikuara ne dispozitat Ligjit për Prokurim Publik. “Gjithashtu arsyet e anulimit te aktivitetit te prokurimit parashihen edhe ne nenin 44.7 te Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik (RrUOPP), ndërsa arsyeja e dhënë nga autoriteti kontraktues, po ashtu nuk përkon me ndonjërën arsye apo pike te anulimit te parashikuar ne këtë nen”

Paneli shqyrtues obligon autoritetin kontraktues qe gjate rivlerësimit te ofertave ti përmbahet ne detaje te gjitha dispozitave te LPP-se, dhe kërkesave te dosjes se tenderit dhe te njoftimit për kontrate.

Andaj, OSHO mori vendim që të “ANULOHET, njoftimi për anulimin e aktivitetit të prokurimit me titull “Ndërtimi i teleferikut për qasje me to lehte ne kalanë e Prizrenit” dhe lënda kthehet ne Rivlerësim.

Autoriteti Kontraktues ne afat prej 10 ditësh, sipas OSHP-së duhet të informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për to gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet to prokurimit dhe nëse nuk respektohet ky vendim do të ndërmerren masa ndaj Autoritetit Kontraktues, sipas LPP-së.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending