Featured
Haskuka heshtë për xhaminë në Kalanë e Przirenit, dikur ndërronte qasje

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka zgjedhur që të heshtë sa i përket rindërtimit të xhamisë në Kalanë e Prizrenit.
Ai, para fushatës zgjedhore, sipas ekspertëve, ka qenë i mendimit se brenda kalasë nuk duhet të ketë ndërtime. Mirëpo, në një emision të 13 shtatorit 2017, ai kishte ndërruar anë, duke thënë se do të jetë për rindërtim të xhamisë nëse këtë e kërkojnë shumica.
Por, xhirimet e këtij emisioni nuk gjenden askund. Por ka reagime, si ai i analistit Ilir Ibrahimi.
Ai, deklaratën e Haskukës e kishte quajtur hipokrizi, kujton emisioni “Koha për Ndërtim”.
“Kandidati i VV për kryetar të Prizrenit po e përkrah ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit. A po më duket a hipokrizia e votave e ka kaplua edhe VV-në. Si prizrenas goxha më ra kreje kjo qasje”, kishte shkruara Ibrahimi në Facebook./Ndërtimi.info/
EMISIONI I PLOTË: https://www.youtube.com/watch?v=4frGL62ngXc
