Aktuale
Hasanaj në Konferencën e Ndërtimit: Mbetjet inerte të përdoren për trasetë në rrugët e Kosovës

Mbi një mijë deponi ilegale të mbeturinave janë në Kosovë, e që 60-70 përqind e tyre janë deponi të mbetjeve inerte, raporton Ndërtimi.info
Kësaj dukurie po iu ndihmojnë edhe më shumë komunitetet e ndërtuesve të cilët pas përfundimit të punëve hedhin mebturinat e ndërtimit, kështu ka thënë Luan Hasanaj nga Let’s Do It Kosova, në prezantimin e tij në Konferencën e Ndërtimit që po vazhdon të mbahet edhe sot në Prishtinë.
Hasanaj ka treguar se në Kosovë nuk ka as lokacione të cilat do të bëhej deponimi i mbetjeve inerte.
Zgjidhje për kërë Hasanaj ka dhënë se mbetjet inerte mund të përdoren për trase të rrugëve. Për këtë mundësi ai është në bisedime edhe me Ministrinë e Infrastrukturës që rrugët që do bëhen në të ardhmen të përdorin mbetjet inerte.
“Një komunitet i ndërtuesev kur i përfundojnë punët e tyre e më pas mbetjet nga puna i dërgojnë kudo që ata gjejnë mundësi dhe kjo ndodhë pa dashur me arsyetu sepse asnjë komunë nuk ka caktuar një lokacion që ato mbetje të dërgohen në atë pikë. Organizata jonë ka ngrit këtë problem ku kemi kërkuar që të zgjidhet problemi i mbetjeve inerte. Te ne ka qenë rast ideal që me rregullimin e autostradave që këto mbetje të përpunohen dhe të vendosen në trasetë e autostradave. Ata që po merren me rregullimin e rrugëve bëjnë kontrata me gurthyes dhe e dimë çka po iu bëjnë bjeshkëve tona”, tha ai.
Ai para të pranishmëve tha se po insistojnë në komuna që ata të caktojnë lokacione për mebturinat.
Për 7 vite organizata Let’s Do It Kosova ka larguar mbi 400 deponi.
