Connect with us

Trashëgimia

Hartohet plani për mbrojtjen e Kalasë së Gjirokastrës

Published

on

Autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje për të ndalur rrënimin e Kalasë së Gjirokastrës. Ky monument kulture ka vite që konsiderohet se është në mjerim, edhe pse me dhjetëra specialistë kishin dhënë alarmin, mësohet se asnjë masë nuk u mor nga Ministria e Kulturës, nga Instituti i Monumenteve ose nga institucionet e tjera përgjegjëse, shkruan gazeta “Zeri”.

Së fundi në lëvizje është vënë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili ka hapur një ofertë për hartimin e një plani për të ndërhyrë në Kalanë e Gjirokastrës. Arkitektë, inxhinierë të strukturave, gjeologë dhe gjeoteknikë, arkeologë, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe ekspertë hidrologë do të jenë pjesë të ekipit të konsulentëve, i cili do të hartojë një plan ndërhyrjeje në Kalanë e Gjirokastrës, për ta mbrojtur atë nga dëmtimi.

Lida Miraj, arkitekte – arkeologe, është shprehur më herët se ndërhyrja aty ishte emergjencë. “Gjirokastra është në rrezik, ku bën pjesë edhe kalaja. Është e domosdoshme dhe shumë urgjente një konsultë në Gjirokastër me profesionistë sizmologë, konstruktorë, gjeologë, arkitektë, restauratorë. Këto foto me muret e kalasë, rrëshqitjen e dherave etj. tregojnë për faktin se kambanat po bien fort”, kishte deklaruar ajo disa muaj më parë, duke treguar se apelet e ekspertëve nuk kanë munguar, percjelle gazeta “Zeri”.

Financimi do të jetë nga Banka Botërore, fonde të cilat janë dhënë në kuadër të përmirësimit të turizmit në Shqipëri. Kalaja e Gjirokastrës vlerësohet se është njëra nga monumentet me të vizituara nga turistët e huaj dhe nga vizitorët vendas. E ndodhur në qytetin që është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, popullariteti i saj është rritur vit pas viti.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending