Aktuale
Harrohen 53 milionët në përurimin 11 kilometërsh të “Arbën Xhaferi”-t

Në përurimin e 11 kilometrave të radhës të Autostradës “Arbën Xhaferi” fytyrat e politikanëve dukeshin të qeshura, edhe pse tema kryesore e muajit të fundit është pagesa e panalltisë 53-milionëshe në drejtim të punëkryesit “Bechtel&Enka”, që nuk u përmend fare në këtë përurim.
Kështu kjo autostradë nga 608 milionë po shkon drejt 700 milionëshit me kosto.
Ministri Pal Lekaj tha se kjo autostradë po e mbush Kosovën me më shumë potencial dhe energji për ardhjen e investitorëve.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/390535828128423/
“Sot ashtu si para 7 muajve kur u bë inaugurimi i segmentit nga fshati Babush deri në Bibaj të Ferizajt jemi akoma më të lumtur që me buxhetin e vendit po përmbyllim gradualisht edhe një projekt gjigant dhe shumë domethënës për vendin, ekonominë dhe lidhjen e tij me korridoret evropiane”, tha Lekaj.
E për Ramush Haradinajn investimet në infrastrukturë po e ndryshojnë fizionominë e ekonomisë, duke lavdëruar punëkryesin.
“Në takimin e taksapaguesve më të mëdha të Kosovës në pesshën e parë e kam patur të ulur “Bechtel&Enkan”, janë ndër taksapaguesit më të mirë në Kosovë. Kur i shtrojmë kësaj faktin se sa operator vendor marrin pjesë në operimin ekonomik, atëherë rreth 2/3va të këtij investimi mbesin në ekonominë e vendit tregon se me këtë i kemi dhënë imput zhvillimit ekonomik”, tha Haradinaj.
E kryeparlamentari Kadri Veseli po pret 28 nëntorin për t’u afruar me Maqedoninë, si Kosovë moderne.
Veseli po beson që deri më 28 nëntor Kosova do të ofrohet me Maqedoninë.
“Ndoshta dy dekada më parë askush nuk e kishte besuar këtë fakt, sot në Kosovë është realitet. Arbën Xhaferi është duke hedhur shtat. Besoj që deri me 28 nëntor do të afrohemi me Maqedoninë”, tha Veseli.
Edhe Ambasadori amerikan, Greg Delawie potencoi se marrëdhëniet e mira në rajon, vijnë edhe nga rrugët e mira.
“Kurrë s`kam ardhur nga Prishtina më shpejt këtu. Në këtë dhjetor do ta përfundoj segmentin e fundit dhe kjo është një arritur e madhe. Kosovës i duhen rrugë të mira për të ndërtuar marrëdhënie të mira me rajonin. Kompanitë në Kosovë po marrin eksperiencë të mirë në ndërtimin e rrugëve. Projektet e tilla nuk janë të lira, por e falënderoj qeverinë për punën që kanë bërë”, ka thënë Delawie.
Lekaj ka paralajmëruar se shpejt do të përurohet edhe ura 7 kilometërshe që është më e gjata në rajon.
