Aktuale
Haradinaj: Zharku po manipulon, është fajtor i 53 milionëve bashkë me Hotin dhe Mustafën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në interpelancën e thirrur nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për pagesën e 53 milionëve ndaj kompanisë “Bechtel&Enka” që po i kryen punët në Autostradën “Arbën Xhaferi”, ka lënë fajtore ish-ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku, ish-ministrin e Financave Avdullah Hoti dhe ish-Kryeministri Isa Mustafa.
Gjitha deklaratat e Zharkut, Haradinaj po i quan manipulime
“Krejt borxhi është ndërtuar prej qeverisë përparshme, prej ish-ministrit Zharku i cili ka qenë i përkrahur nga ish-ministri i Financave Avdullah Hoti, pa të cilin nuk kish mundur që të bëjë devijimet buxhetore. Në përgjithësi të gjitha të dhënat që janë folur nga Zharku janë manipulime. Nëse është dikush që ka shakktuar këtë borxh, është vetë Zhakru bashkë me Hotin”,
Ai para deputetëve ka thënë se pagesa është bërë për të mos e rrezikuar Kosovën të shkoj në Arbitrazh, dhe se borxhin e krijuar nuk e ka bërë Qeveria e tanishme.
Se pse ka ndodh që të ketë probleme me buxhetin, Haradinaj thotë se LDK ka hequr parat për t’i dërguar në projektet e komunave të cilat udhëhiqeshin nga vetë LDK-ja.
“E kemi gjet në tavolinë një marrëdhënie të borxhit. E kemi gjet një borxh që është rrit në vazhdimësi. Nuk kemi guxi me shku në Arbitrazh se e kemi pas të humbur. Kjo qeveri së pari është dashtë me ja ofru kompanisë mundësinë që mos me shkëput marrëdhëniet. Nuk është kjo punë qefi, as Lekaj e as Haradinaj. Ne është dashtë me u përballë me këtë, ose me ndërpre këtë punë. E çka ka bërë kjo qeveri? E ka negociuar këtë. Ne kemi pas zgjidhje. Ne nuk kemi guxu me lënë Kosovën në pafundësi. Nuk ka qenë e padhembshme. Është e dhimbshme, por jo bënë pjesë në ato minat që kemi gjet”, është shprehur Haradinaj.
Ramush Haradinaj tha se Bechtel Enka janë partner serioz dhe me ta Kosova ka marrëdhënie kontraktuale.
Në interpelancën e Ramush Haradinajt për dhënien e 53 milionshit të Bechtel Enkas, kryeministri ka akuzuar edhe Vetëvendosjen, posaçërisht Albin Kurtin dhe Liburn Aliun që po qëndrojnë në krah të ish-ministrit Lutfi Zharku, për të cilin Haradinaj thotë se i ka fajet për krijimin e këtij borxhi.
“Habitna si Albin Kurti edhe Liburn Aliu janë palë për këtë temë me ish-ministrin e transportit. Kam një pyetje për Liburnin, a e din kush e ka kriju këtë borxh?, A e ka kriju ky që je në grup me të? Dikush është shkaktar që e ka bërë këtë borxh, e ai që është shkaktar është ky i palës sate”, tha kryeministri Haradinaj.
