Connect with us

Aktuale

Haradinaj thotë se komunave me shumicë serbe u dha pronë me kritere të njëjta si atyre shqiptare

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e tij për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe të bartë një numër pronash të cilat menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit dhe Ranillugut.

Ka thënë se sikur të gjitha komunave të tjera të Kosovës, edhe komunave me shumicë serbe iu kanë aprovuar kërkesat për prona shoqërore. Ai ka mohuar të jetë kjo në kuadër zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“S’ka asnjë komunë e vendit që s’ka kërkuar prona, për varreza, për atë për këtë. Pra, kalim i pronës që është kompetencë nacionale me ua kaluar komunave në kompetencë. Pra, ajo pronë prapë është aty, prapë është publike. Pra, nuk është s’e e merr dikush privat. P.sh. kemi një rast kur i kemi dhënë Drenasit. Kësisoj ka në gjithë vendin, nuk është bërë asnjë përjashtim. Edhe komunave me shumicë serbe në bazë të procedurës së njëjtë në Kosovë ua kemi kaluar në administrim pronat që kanë qenë nën administrimin e AKP-së”, ka theksuar Haradinaj.

Kryeministri ka marrë shembull Pallatin e Rinisë për bartjen e kompetencave të kësaj ndërmarrje tek komuna e Prishtinës.

Megjithatë, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e shqyrtimit të vendimit nëse dikush konstaton se është në shpërputhje me çfarë do norme ose ligj të Kosovës.

“P.sh. Pallatin e Rinisë ia kemi dhënë komunës së Prishtinës. Nuk humb askush, Pallati i Rinisë është këtu. Nëse Qeveria ose AKP, ose dikush privat e merr një pronë, njëjtë është edhe me komunat si Parteshi, Ranilluku, Graçanica ose Prishtina, Gjilani ose Podujeva. Ne mbajmë takime të rregullta me kryetar të komunave, ata i kanë bërë këto kërkesa në bazë të procedurave të parapara dhe i kanë marrë përgjigjet. Pra, kjo është e vërteta. Tani nëse ka dikush që e gjen që është në shpërputhje me çfarëdo norme ose ligj të Kosovës, pse mos me shqyrtuar. Por, mos harroni se kjo praktikë që ka ndodhë është për të gjithë. Sa më përket mua, nuk e shoh problem”, ka thënë ai, për Kosovapress.

Ndërsa, AKP ende nuk ka pranuar ndonjë informatë zyrtare për këtë vendim. Zyrtarë të AKP-së kanë thënë për KsP-në se Agjencia Kosovare e Privatizimit deri më tani nuk ka pranuar ndonjë informatë zyrtare lidhur me bartjen eventuale të pronave shoqërore në kompetencë të pushtetit lokal, përkatësisht siç thuhet të komunave Mitrovicë veriore, Ranillug dhe Kllokot.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat të qartë të transformimit të pronës shoqërore. Agjencia nuk mund të marrë veprime të cilat bien në kundërshtim me mandatin e saj ligjor që është e përcaktuar si administrator e ish-Ndërmarrjeve Shoqërore. Obligim ligjor i AKP-së është që të kujdeset për ruajtjen dhe rritjen e vlerës së Ndërmarrjeve Shoqërore deri në procesin e privatizimit dhe likuidimit si dhe në kujdesin që duhet të ketë për shpërndarjen e të ardhurave të 20% për ish punëtorët dhe kreditorët e kualifikuar të Ndërmarrjeve Shoqërore dhe kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore. Fondet e Mbetura pas procesit të likuidimit do të transferohen në Buxhetin e Kosovës, ashtu siç kemi bërë deri më tani”, thonë zyrtarë për media të AKP-së.

Ndërsa, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) vlerëson që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të luaj rol proaktiv dhe të nxit bashkëpunimin e Komunave me shumicë serbe me institucionet e Kosovës. Mirëpo vendimet e fundit janë veprime të cilat i shërbejnë vetëm rritjes së autonomisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe zgjerojnë hapësirën e ndikimit të Listës Serbe.

GLPS vlerëson që vendimet e Qeverisë së Kosovës jo vetëm që janë të ngutshme, por janë kundër interesave të Republikës së Kosovës dhe mundësisë që rendi dhe ligji të zbatohen të pakushtëzuar nga kërkesat individuale të liderëve komunal në komunat me shumicë serbe.

“Qasja e Qeverisë së Kosovës vë në rrezik fatin e aseteve tjera të Kosovës që gjenden në territorin e komunave me shumicë serbe, dhe parandalon që ato prona të menaxhohen nga Qeveria e Kosovës sipas interesit të Kosovës. Vendimet e Qeverisë, rrjedhimisht, janë konfirmim që kjo e fundit ka filluar të heq dorë nga kompetencat e saj në komunat me shumicë Serbe”, thuhet në reagimin e GLPS-së.

Sipas GLPS-së autonomia për Komunat me shumicë serbe nuk ka dimenzion tjetër dhe nuk mund të shfaqet ndryshe veçse në këtë formë ku Qeveria dhe institucionet qendrore heqin dorë nga kompetenca për të qeverisur me pronat e saj, në territorin e Kosovës.

Për fund, GLPS i bën thirrje Kryeministrit, dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit qeverisës që të kenë parasysh se vendime të këtilla duhet të kenë pikësynim një qeverisje sa më të mirë lokale, mirëpo asnjëherë duke fuqizuar drejtpërdrejt ose tërthorazi një grup të veçantë politik, që në këtë rast është Lista Serbe.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending