Aktuale
Haradinaj sot përballet me deputetët për 53 milionët e Bechtel&Enkas

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mbajë seancë plenare.
Në rend të ditës është edhe Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit.
Ky është rendi i plotë i ditës për këtë seancë:
-Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
-Koha për pyetje parlamentare,
-Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
-Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit,
-Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale.
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbime postare,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
-Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
-Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni,
-Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
-Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
-Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
