Aktuale
Haradinaj-Shalës: Mungesa e arbitraritetit ka bërë që borxhi të shkojë në 53 milionë euro

Vendimi për ndarjen e 53 milionëshit për kompaninë “Bechtel&Enka”, nga Qeveria Haradinaj, po cilësohet pa bazë ligjore nga LDK-ja, përkatësisht nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala.
Shala tha se Qeveria nuk ka asnjë borxh për punët që ka kryer Bechtel&Enka, por për vonesë të punimeve. 14.7 milionë euro janë vetëm shtesë dhe jo borxh, dhe se ky vendim është pa bazë ligjore, shkruan Ndërtimi.info
“Vendimi për 53 milionë euro është arbitrar, që është një vendim tipik për këtë Qeveri. E këto vendime janë të paligjshme në esencë”, tha Shala.
Ai kërkoi dokumente nga kryeministri për 53 milionëshin, pasi që siq thotë nuk kanë parë ndonjë të tillë.
E arsyeja se pse ky rast nuk ka shkuar në arbitrazh, sipas tij është se nuk mund të shkohet në arbitrazh nëse mbikqyrësi nuk jep të drejtë.
Poashtu, ai tha se kryeministri vetëm se po e bën më të paqartë këtë çështje.
“Më duhet të them se përfaqësuesit e qeverisë kanë qenë të paqartë duke marrë parasysh që ka edhe kosto , me fjalën e sotme kryeministri këtë cështje e ka bërë edhe më të paqartë”, deklaroi Shala.
Ndërsa, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se borxhi ka nis në kohën e qeverisjes së LDK-së, Ministri Zhark, Avdullah Hotit dhe Kryeministrit Isa Mustafa.
Haradinaj tha se mungesa e arbitraritetit e ka pru borxhin në 53 milionë euro.
“E keni lanë me vetëdije një kosto, më të cilin keni pas mundëis me mbyll, por nuk keni pas arbitraritet, dhe mungesa e arbitraritetit të tij ka pru në 53 milionë euro”, ka thënë ai. .
Tutje, Haradinaj tha se është i gatshëm për çfarëdo hetimi.
“Nuk kam asnjë arsye me mashtru kërkand, e as me shtrembëru fakte. Jam i hapur për çfarëdo vendimi qoftë vendor e qoftë ndërkombëtar për këtë çështje.
Ai gjatë tërë kohës tha se gjithë këtë Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bërë për vota./Ndërtimi.info
