Aktuale
Haradinaj- Ramës, e nisi Nano përfundoje ti autostradën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka kërkuar Kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama që të përfundojë sa më shpejtë ndërtimin e “Rrugës së Kombit” , ndërtimi i së cilës rrugë, siç thotë Haradinaj u nis nga Fatos Nano.
Haradinaj gjatë një konference për medie e cila u mbajt pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive është shprehur se përfundimi i punimeve për këtë rrugë do të krijojë lidhje më të mira infrastrukturore.
“I kam kërku kryeministritt Rama mundësinë që të përmbyllet, pra të përfundohet rruga. Më kujtohet kur e ka filluar zotri Nano, pastaj erdhi kryeministri Berisha dhe e ka pru në gjendjen ku është sot, por nuk është kryer rruga. I takon kryeministrit Rama ta përmbyllë Rrugën e Kombit. Nuk bënë me lënë ashtu në pafundësi. Ne jemi në gjendje me pagu aq sa duhet me pagu. Por e kërkojmë edhe rrugën që të jetë e kryme sepse edhe kostoja rritet, jo vetëm ato që paguajm por kostoja rritet kur nuk është e kryme rruga”, është shprehur Haradinaj.
Teksa kryeministri i Shqipërisë tha se përkundër mundësive financiare do të bëhet çmos që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejtë.
“Eshtë shumë rëndësishme për ne ta mbarojmë Rrugën e Kombit, është një rruge e papërfunduar me rreziqe dhe pa kontributin e të gjithve nuk mund të përfundohet. Mundësitë financiare janë ato që janë dhe ne do të bëjmë çmos dhe ky është edhe objektivi që të përfundojmë rrugën e kombit”, u shpreh Rama.
Ai theksoi se zona në të cilën po ndërtohet është një zonë malore, që ka probleme të përvitshme me dëborën dhe ka plot mbi 30 vatra të rrezikut./Ndërtimi.info/
