Aktuale
Haradinaj pas vizitës në KEK, kërkon të fillohet me zhvendosjen e banorëve të Hadës
Kryeministri Ramush Haradinaj,ka vizituar para disa minutave Korporatën Energjetike të Kosovës.
Pas takimit me udhëheqësit e kësaj korporate, kryeministri Haradinaj ka siguruar qytetarët se s’do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe as ndërprerje të saj.
Haradinaj gjithashtu ka thënë se zhvendosja e banorëve të Hadës, Shipitullës dhe Mirenës, tashmë duhet të ndodhë dhe duhet të fillojë menjëherë pasi sipas tij zona është e rrezikuar poashtu, pra është nevojë urgjente të ndodhë zhvendosja.
“Duhet vazhduar me aktivizimin e blloqeve tjera, pasi tani punohet vetëm me n’A dhe n’B, pasi ka edhe rrymë të shtrenjë dhe rreziaqre si mungesa në import mund të krijojë problem. Mesa arita të kuptojë procesi është në fund, i zhvendosjes së banorëve. Kek-u është tregu shumë gjeneroz, u ka gjet edhe vend për strehi, merr përsipër qiranë për 6 muaj dhe shujtë poashtu për këtë kohë, pë shkak të zhvendosjes jo të volitshme. Besoj se do të kryhet këto ditë. Për shkak të rrezikimit të zonës, nëse vonohet zhvendosja atëherë do të vendosim një plan emergjent të zhvendosjes. Nuk mund të vazhdohet në pakufi me gjendjen. Aktivizmi i një kapaciteti vendor nuk është s ei kryhen t3ë gjithë problemet por e lehtëson gjendjen në energji edhe për festa, duke u bazuar edhe në import, pra besoj se s’do të këtij probleme”, ka thënë Haradinaj.



