Aktuale
Haradinaj: Nëse Kuvendi merr përgjegjësi, kontratën me Bechtel Enkan e dërgojmë në Arbitrazh

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ku po mbahet interpelancë për ndarjen e 53 milionëve për “Bechtel Enkas” ka thënë se nuk duhet ikur nga e vërteta, asnjë grup parlamentar, e që sipas tij sot thuhet se paska njerëz që po e mbrojtkan Kosovën më shumë apo më pak.
“A besoni se dikush mundet me na e mbrojt më shumë se ne veten? A po merrni vesh se Hill kur e ka dhënë atë shumë nuk e ka mbyll mundësinë tjetër, por ai që ka mund me na largu nga ky borxh nuk e ka mbyll. Shko pyetne Hill-in prapë, edhe Hill thotë se nuk bën me e pranu me kosto. Apo e bëni edhe ju një rezolutë këtu, e po e anulojmë e merrni përgjegjësinë pra? Po e qojmë në arbitrazh. Nëse dikush mendon që kjo qeveri dhe mua nuk më dhimbset paraja e këtij vendi dhe nuk më ka dhimbtë kur kemi ardh në këtë gjendje atëherë po vazhdojmë edhe pak”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar nga Kuvendi që të merr përgjegjësinë, dhe pastaj të anulohet vendimi për 53 milionët.
Sipas tij nëse deputetë e marrin përgjegjësinë, atëherë kontrata me Bechtel Enkan do të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit.
Ramush Haradinaj:
“Hajde po e anulojmë vendimin e po shkojmë në Arbitrazh. Merrne përgjegjësinë. Nëse dikush kujton që kjo qeveri nuk më dhimbsen paratë e këtij vendi, e ka gabim”, deklaroi kryeministri Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Sipas udhëheqësit të qeverisë Kuvendi do të duhej ta mbante barrën nëse Arbitrazhi do të vendoste në dëm të Kosovës.
“Hajde pra shkojmë në Arbitrazh. Por atëherë kur të vjen vendimi fitone mos e leni me humbë. Nuk kemi pas kah me ja majt, LDK-ja i ka çu paratë në komunat e veta”, deklaroi tutje Haradinaj.
Ndryshe nga debate për kontratën me Bechtel Enkan, ka pasur debate të ashpra me deputetë të LDK-së të cilët në qeverinë e kaluar kanë qenë ministra.
Ai ka thënë se këtë gjendje e ka përcjell që nga dita e parë në qeveri.
“Unë e kam përcjell këtë gjendje prej ditë së parë në qeveri e kam kalkulu bukur fortë dhe kam mund me u fsheh mundem edhe sot. Pra merrne një vendim, shkojmë në arbitrazh e më shpëtoni edhe mua. Nëse kish pas situatë që kishim shpëtu prej këtij borxhi nuk kisha pas nevojë me ardh me më thënë gjithkush jo atë, jo këtë. Sot e keni në tavolinë nëse këtij parlamenti po i dhimbset shumë Kosova, disa që po i dëgjoj këtu urdhëroni votoni një rezolutë e po shkojmë në arbitrash e shohim tani kush ka pas të drejtë, unë sot apo të tjerët.
Ju siguroj që nuk ka qenë moment i mirë me marr një vendim të tillë, por e kemi marrë në emër të asaj që me e qu më tutje këtë vend. Përnjëmend nuk du me thënë kush është më i mirë a më i keq, veç jam habit me këtë të Liburn Aliut e Lutfi Zharkut”, ka përfunduar Haradinaj.
