Connect with us

Aktuale

Haradinaj në Samitin e Londrës, fillon lobimin për financues të projekteve të mëdha  

Published

on

Ka nisur sot në Londër takimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka prezantuar dhjetëra projekte konkrete, me qëllim financimin për realizimin e tyre.

Në fjalën e tij përpara qindra investitorëve potencial nga e gjithë bota, kryeministri Haradinaj përmendi punën e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investimet e huaja, për bizneset e vogla dhe korporatat, heqjen e taksave në disa sektorë për të stimuluar rritjen ekonomike, krijimin e një klime më të mirë investive në fushën e bujqësisë, në fushën e teknologjisë informative dhe prodhimit të energjisë alternative.

“Kosova ka popullatën më të re në Evropë. 65 për qind e saj janë nën moshën 35 vjeçare, fakt ky që e bënë tregun e punës tejet atraktiv. Të rinjtë tanë kanë përvetësuar në masë të madhe teknologjinë informative, duke u bërë një nga top vendet në botë në përdorimin e saj. Shumë prej tyre janë folës të disa gjuhëve të huaja”, ka thënë në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj.

Takimi i sotëm i gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u hap nga Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, i cili u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe EBRD-së, duke shprehur përkrahjen e tij në mbështetjen e projekteve regjionale të këtyre vendeve dhe në projektet për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe të energjisë.

Fillimin e punimeve të samitit të Londrës me një fjalë hyrëse e përshëndeti përveç presidentit Chakrabarti, edhe kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, i cili njëherësh kryeson presidencën e EU-së dhe Matt Hancock, përfaqësues i Qeverisë Britanike, i cili tha se Ballkani Perëndimor ka potenciale reale për investime, por duhet një bashkëpunim dhe për këtë arsye jemi këtu. “Britania e Madhe është e përkushtuar për stabilitet dhe prosperitet. Po punojmë ngushtë me secilin vend për përmirësimin e klimës ligjore dhe ekonomike”, tha z.Hancock.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar presidentin e EBRD-së dhe shprehu përkushtimin e qeverisë së vendit në zhvillimin e projekteve regjionale dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur projektet si , ndërtimi i linjës së re hekurudhore që lidhin Kosovën  me Shqipërinë, një linjë tjetër që lidh vendin me Malin e Zi, përfundimi i autostradës Prishtinë – Shkup dhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans Adriatik.

“Përpjekjet e Kosovës për ta finalizuar infrastrukturën e saj bazike, autostradën, hekurudhën, furnizimin me ujë, atë me rrymë, janë parakushte për investitorë, në mënyrë që ata të jenë nga rajoni ynë ose më gjerë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se për të bashkëpunuar me vende të tjera, është e nevojshme një klimë e mirë investive e vendit tonë.

Kosova në Samitin e Londrës është përfaqësuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar në delegacion nga zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe koordinatori për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi.

Në samitin e sivjetmë, qeveria e vendit ka prezantuar 39 projekte konkrete, që kapin vlerën e 600 milionë eurove. Projektet vijnë nga sektori publik dhe ai privat dhe janë të dedikuara në infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, projekte nga prodhimi i energjisë alternative dhe projekte të prodhimit.

Ka më shumë se 5 muaj që Qeveria e Kosovës është përgatitur për Samitin e Londrës, duke zhvilluar takime të shumta në nivel lokal në Komunat e Kosovës dhe me përfaqësuesit e bizneseve nga vendi.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending