Aktuale
Haradinaj: Ligji për Investime Strategjike po e sjellë suksesin e parë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim pune në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, në formatin Business Talks. Gjatë këtij takimi u shqyrtuan efektet pozitive që kanë sjellë hapat e ndërmarrë nga Qeveria me reformën rrënjësore fiskale, ligjin për investime strategjike dhe lehtësirat për të bërit biznes.
“Njëkohësisht rezultatet e para mund të merren me Parkun Inovativ Trajnues në Prizren është shembulli më i mirë i Qeverisë e kemi një infrastrukturë që është mbi 40 milionë euro që është bërë nga qeveria gjermane në parkun që ka shërbyer aty. Kemi marrë zotim me investuar mbi 11 milionë euro deri në vitin 21. Më e këtë pra besoj poashtu që kemi marrë shprehjen e interesit deri tash. Lajm i mirë është meqenëse që kemi ligjin për investime strategjike për fat të mirë edhe po vijnë re suksesi i parë. Një kompani që është gjermane po që është konsorcium me palët tjera energjinë me erë është e parakualifikume në bazë vlerësimit të ministrisë dhe i gjithë procesi është i gatshëm që me u lajmëruar investitori i parë në investime strategjike për energjinë me erë”, u shpreh Haradinaj.
Ai përmendi edhe rritjen ekonomike dhe numrin e të punësuarve. Sipas tij, rritja ekonomikë prej 4.3 për qind është e pranueshme për Kosovën dhe rajonin.
“Rritja ekonomike do të shkojë rreth 4.3 në Kosovë që është r respektueshme edhe në rajon. Në Kosovë evidencat flasin se janë 347 mijë e 550 të punësuar një pjesë në sektorë publik po pjesa më e madhe në sektorin privat është dy për qind më shumë se sa një vit përpara me statistikë. Bruto prodhimi vendorë është 761 milion euro 30 për qind janë të lidhura me investimet kapitale. Investimet në sektorin provat janë të evidentume 1,43 miliardë euro në atë publik si investimet kapitale janë 536″, shtoi Haradinaj.
