Aktuale
Haradinaj flet për ndalesën e Kryesinsektorit të Punës në kompaninë ku vdiq 22 vjeçari

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, dje nuk u lejua të hyjë të inspektoj vendin e ngjarjes ku ndodhi vdekja e 22 vjeçarit nga Mushtishti i Suharekës.
E për moslejimin e inspektimeve në kompaninë “Lab-Oil”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të merren organet e rendit dhe prokuroria.
“Kush nuk e ka lanë ? Videon se kam pa. Do t’i pyes ata që merren me këtë temë, policinë, apo prokurorinë se nëse ka ndodhë ndonjë mosrespektim i ndonjë të drejte duhet të veproj prokuroria e policia. Shpresoj se ata e kanë parë dhe t’i marrin veprimet qe duhet”, tha Haradinaj pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me mos-lejimin e Kryeinspektorit të inspektoj vendin ku vdiq Krenar Jemini.
Përderisa Krenar Jemini humbi jetën në vendin e punës, Inspektoratit të Punës nuk iu lejua qasja e menjëhershme në vendin e ngjarjes nga ana e kompanisë, ka nxit reagimin edhe të Partisë Socialdemokrate. PSD përmes një komunikate kanë thënë se ky veprim edhe njëherë dëshmon së shteti në Kosovë nuk i mbron të dobëtit, me ç’rast i kanë lënë vetëm edhe dhjetëra inspektorë të punës.
“Kryeinspektori Basri Ibrahimi u la i vetëm. Nuk e pati me vete forcën e ligjit. Ligjësia e sundimit të ligjit u vërtetua edhe kësaj here: ai funksionon vetëm për të pasurit. Formulimet ligjore që krijojnë iluzionin e barazisë “të gjithë”ose “pavarësisht nga”, se ligji qenka i njëjtë për të gjithë, mund të jenë të vërteta vetëm nëse do të ishim të gjithë milionerë. Prandaj, përvoja jonë me të është ajo e mosfunksionimit të vazhdueshëm. Në fakt, s’ka qenë e menduar ndryshe”, thuhet në komunikatën e PSD-së.
Ndërkohë që kujtojmë se Basri Ibrahimi dje treguar se arsyetimi që të mos lejohet të hyj brenda edhe përkundër insistimit ka qenë se pronarët kanë qenë në varrimin e të ndjerit.
22 vjeçari Krenar Jemini vdiq të dielën në vendin e punës, ndërsa dje iu dha lamtumira e fundit.
