Aktuale
Haradinaj flet në Kuvend për Projektin e Pëparim Ramës për “Kullat e Jasharajve” [foto]

Daut Haradinaj gjatë diskutimit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ka përmendur në Kuvend projektin e arkitektit me famë botërore Përparim Rama, projekt për të cilin Ndërtimi.info kishte shkruar ditën e djeshme dhe e ka publikuar për herë të parë.
Ai ka thënë se kjo situatë është mjaft shqetësuese për deputëtët gjithashtu edhe për opinionin publik.
“Sa për informatë në legjislacionin e kaluar ka kaluar ligji për kompleks, ka ra kuvendi dhe procesi u kthy prej pikës zero. Ka dy javë që kan kërku që ky ligj të procedohet dhe të amandamentohet. Një fakt është se ka pas fonde të ndara tash e sa vite, para 9 vitesh Përparim Rama, një arkitekt shqiptar në Londër, ka propozuar një projekt i cili nuk dihet se ku ka mbetur, raporti i agjencionit për mbikqyrje të komplekseve memorialë, vitin e kaluar ose para dy viteve është marrë më shumë se kush ka të drejtë me e shpall tenderin se sa me gjendjen e memorialëve.”
Ai ka përmendur konkursin për projektet e reja për shpëtimin e memorialit duke cekur se kanë tre muaj afat për të konkuruar dhe pastaj projektet e tyre të shqyrtohen.
Gjithashtu ai ka ftuar të gjithë deputetët e tjerë që t’i drejtohen ministres së mjedisit për këtë çështje: “Pres që koleget e mi t’i bëjnë pyetje ministres së mjedisit se a kanë ndarë fonde dhe deri ku ka shkuar kjo procedure dhe pres që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt përndryshe ato objekte do të rrënohen” ka thënë Haradinaj.
https://ndertimi.info/projekti-i-perparim-rames-per-kullat-e-jasharajve-qe-u-injorua-nga-qeveria-foto-video/
https://ndertimi.info/nje-mengjes-mund-te-na-cele-me-kullen-e-rrezuar-te-jasharajve-krejt-po-e-thone-video/
