Aktuale
Haradinaj e Ahmeti diskutojnë për financimin e projektit të madh rrugor
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/ahemti-haradinaj.jpg)
Projekti i madh i rrugor pë kryeqytetin, ajo e Unazës së Prishtinës ishte tema kyçe e takimit mes Kryeminsitrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ku dy këto institucione u pajtuan që të shohim mundësinë e financimit të këtij projketi me partnerët ndërkombëtar.
Projekte tjera diskutimi në këtë takim ishte edhe Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Zhvendosja e Adminsitratës Tatimore në pereferi të Prishtinës, të cilat morën edhe miratimin dhe mbështetjen e të parit të Qeverisë.
“Poashtu diskutuam edhe për Unazën e qytetit të Prishtinës që do të thotë se ky projekt është konceptu në vitin 2004 për shkarkimit të trafikut nga kryeqyteti, poashtu për me arrit më shpejtë ata që nuk duan të hyjnë nëpër qendër të qytetit. Me Qeverinë u dakorduam që të shohim undësinë e financimit të këtij projketi me partnerët tonë ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti pas takimit.
Ai gjithashtu tha se Prishtina si nikoqire e Qeverisë ka shumë tema të përbashkëta të cilat duhet të zgjidhen.
“Prishtina është kryeqytet, jemi nikoqirë të Qeverisë dhe kemi shumë tema të përbashkëta të cilat duhet t’i zgjidhim. Sot biseduam ëpr disa tema konkrete, në disa fusha. Duke vazhduar për punën që na ka mbetë për Ligjin e Prishtinës, sepse Qeveria është e interesuar sa më shpejtë të shkoj në leximin e dytë në Kuvendit të Kosovës. Pastaj e diskutuam Pallatin e Rinisë që tashmë Qeveria e ka marr vendimin që Pallati të kaloj në pronësi të komunës. Na ka mbetë disa çështje procuderale që duhet t’i vendosim me AKP-në që kjo çështje të përfundohet dhe menjherë të fillojëm edhe me zbatimin e renovimit të sallës së djegur në Pallatin e Rinisë dhe përfundimin e atij projekti”, tha Ahmeti.
Në këtë takim, përveç të tjerash, u diskutua edhe ndërtimin e sallës koncertale apo pallatin e operës.
“E diskutuam edhe krijimin e një taskë force për zhvendosjen e adminsitratës shtetërore në pereferi të qytetit apo atje ku është parapë në zgjerimin e Prishitnës së Re. Duke filluar fillimisht nga projekti më prioritarë është largimi i Adminsitratës Tatimore të Kosovës nga ndërtesa e Gërmisë.Në mënyrë që aty të lejojmë hapësirën për ndërtimin e një salle koncertale apo të objektit të operës”tha Ahmeti.
Edhe Haradinaj bërë të ditur temat e takimit me kryetarin e Prishtinës, apo siç e quajti ai Qeverinë e Prishtinës.
“Sot unë dhe disa ministra zhvilluam takim pune në Komunën e Prishtinës, në Qeverinë e Prishtinës. Të them drejtën i takon takimit mes dy qeverive sespe diskutam shumë. Sot kemi diskutuar për Ligjin e Prishtinës, Policinë Komunale, Spitali i prishtinës, Pallati i Rinisë, Pallatin e Operës. Biseduam edhe për gjendjen aktuale në arsim. Shëndetësinë, për sportistët, për të bërit biznes. Furnizimi me energji. Si dhe për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës se Komuna e Prishtinës është nikoqire. Veçanërisht folëm për Unazën e Prishtinës, një projekt shumë i madh infrastrukturorë”, tha Haradinaj.
Haradinaj e Ahmeti janë takuar edhe më 21 dhjetor të vitit të kaluar, kur diskutuan për statusin e Pallatit të Rinisë, zgjerimin e projektit të kogjenerimit me Termokosin dhe unazën e Prishtinës.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)