Featured
Haradinaj: Do të nisim ndërtimin e Pallatit të Operas dhe Baletit
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/ramush-728x430.jpg)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim, violinistin shqiptar Shkëlzen Doli, më të cilin ka biseduar për proceset që po i kalon Kosova drejt afirmimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar, shkruan KultPlus.
“Është kënaqësi e veçantë të takosh artistët kulmorë, të cilët vendin tonë e ngrisin në majat e artit botëror! Prita në takim violinistin më famë botërore, anëtarin e Filharmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, i cili ka shkëlqyer në koncertet kudo që është paraqitur.
Me artistin Doli biseduam për proceset që po i kalon Kosova drejt afirmimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar. U zotova se artistët do të gjëjnë kurdoherë mbështetje tek Qeveria e Kosovës dhe në këtë kontekst, sa më shpejt që na lejojnë rrethanat financiare, do të nisim ndërtimin e Pallatit të Operas dhe Baletit”, ka shkruar Haradinaj.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)