Aktuale
Hapet zyrtarisht tenderi për aeroportin e Vlorës: Punimet nisin me 31 maj 2020
Hapet zyrtarisht tenderi për kompanitë që do të marrin përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku tha se afati do të përfundojnë në datë 12 Mars të vitit 2020, ndërsa më pas punimet do të nisin në 31 maj. Balluku tha se koncesioni do të zgjasë për 35 vite ndërsa deklaroi se ky projekt të sjellë konkurrencë dhe shërbime të larta.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje pas ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Krislen Keri, drejtori i Aviacionit Civil tha gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të Aeroportit të Vlorës se monopoli i e Aeroportit Nënë Tereza ka qenë një pengesë për ecurinë e aviacionit, ndërsa deklaroi se nisja e punimeve për dy aeroporte të reja do të përmirësojnë shërbimet dhe do të sjellin tarifa më të ulëta.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës tha se gara do të mbyllet në datë 12 Mars, për t’i hapur rrugë punimeve që do të nisin në datë 31 Maj.
“Kemi ngritur një tender ndërkombëtar për një vepër ndërkombëtare, bazuar në parimet e barazisë dhe konkurrencës. Ky aeroport është pikënisja e planit të investimit që kemi. Shumë shpejt do të hapet tenderi Adriatiko-Jonian, Thumanë- Rrogozhinë. Do punojmë për tunelin e Llogarasë. Hapet zyrtarisht thirrja për ndërtim dhe operim të aeroportit. Shpallim sot hapjen e këtij tenderi ndërkombëtar, do të sjell konkurrencës dhe shërbime të larta. Me 12 mars përfundon afati për të dorëzuar ofertat. 35 vite zgjat koncesioni. 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e tij”, tha Balluku./Shqiptarja.com