Aktuale
Hapet konkursi nga Komuna e Prishtinës për marrjen me qira të shtëpizave për shitje të luleve

Komuna e Prishtinës ka hapur konkursin për Tregun e Luleve, i cili konkurs do të jetë i hapur deri më 2 mars.
Tregu i Luleve është aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës që ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve.
Në shfrytëzim janë 6 shtëpiza. Por në rast të plotësimit të kritereve nga një numër më i madh i aplikuesve se numri i shtëpizave, atëherë do të aplikohet parimi i rrotacionit në bazë javore.
“Thirrje për aplikim për Tregun e Luleve. Tregu i Luleve, aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve. Këto të fundit do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve të tyre në 6 shtëpiza të projektuara për shitjen e luleve. Aplikacionet mund të dorëzohen prej 26 Shkurt deri më 02.Mars 2018, në zyrën pritëse, sporteli nr.1 në Komunën e Prishtinës (objekti i vjetër). Aplikacionet pranohen deri ne oren 12.00 te premten, me datë 2 mars”, njofton Komuna e Prishtinës.
Për periudhën e shfrytëzimit të shtëpizës në hapësirë publike, bizneset e selektuara do të jenë të obliguara të paguajnë paraprakisht shumën prej 10 euro për metër katror në muaj për periudhën
“Tarifat për shfrytëzimin e shtëpizave të tregut të luleve janë përcaktuar duke u bazuar në rregulloren për shfrytëzimin e hapësirave publike, (Rreg. nr. 011102782/2011) ku pagesa aplikohet në bazë të hapësirës publike të cilën e zë një shtëpizë. Pra, bizneset e selektuara do të jenë të obliguara të paguajnë paraprakisht shumën prej 10 Euro për m2 / në muaj për periudhën e shfrytëzimit të shtëpizës në hapësirë publike”, sqarohet në thirrjen për aplikim, përcjell Ndërtimi.info
Gjatë këtyre muajve bizneset e përzgjedhura për shfrytëzimin e shtëpizave lejohen të punojnë çdo ditë nga e hëna në të dielën duke filluar prej orës 09:00 deri në orën 23:00. Ndërsa, asnjë shitje nuk do të lejohet para orës 09:00 si dhe pas orës 23:00.
Kriteret e aplikimit është se bizneset duhet të jenë të regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës si dhe të jenë pajisur me arkë fiskale; bizneset duhet të kenë dëshmi të ushtrimit të veprimtarisë specifike për të cilën do të aplikojnë; Bizneset aplikuese duhet të jenë pajisur me mjete/vegla të përshtatshme pune për veprimtarinë të cilën do ta ushtrojnë në Tregun e Luleve; bizneset të cilat dorëzojnë formën e aplikimit të parat që nga data e njoftimit, do të trajtohen me prioritet; bizneset të cilat promovojnë përdorimin e produkteve lokale/vendore do të trajtohen me prioritet.
http://prishtinaonline.com/lajmet/1590/thirrje-per-aplikim-per-tregun-e-luleve
