Connect with us

Aktuale

“Hapësirat e Braktisura të Kosovës”, që s’iu bie pas kush dhe janë ftesë për abuzim

Published

on

Cultural Heritage without Borders (Trashëgimia Kulturore pa kufij) – CHwB në Kosovë ka organizuar një debat i cili si duket nuk pritej të ishte i tillë. Edhe pse ishin bërë gati afro 70 karrige në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, audienca ishte diku rreth 120-150 persona.

Uran Haxha

Debati që tërhoqi kaq shumë audiencë kishte temë “Hapësirat e Braktisura të Kosovës”. Ishte Sali Shoshi, udhëheqës i CHwB-së, që foli i pari ku tregoi se gjatë identifikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, kanë gjetur edhe objektet që janë në mbrojtje dhe janë të braktisura, raporton Ndertimi.info.

Sipas tij, ka dy arsye pse një gjë e tillë është PARADOKS. “Janë 262 objekte të identifikuara si të braktisura. Ato janë pjesë të historisë dhe memorjes kolektive. Ne jemi të lidhur me to, ku jetojmë në komunitet, nëse I humbim ato, atëherë humb edhe një pjesë e historisë. E dyta arsye është aspekti ekonomik. Për këto ndërtesa dikush dikur ka punuar e ka humbur energji dhe dikush e ka projektu. Kjo energji ka me humb”, tha Shoshi.

Pasi që përmendi disa storje suksesi në aktivizimin e hapësirave të braktisura, tregoi edhe për një botim e një libri për këto hapësira të braktisura.

Libri i pasqyron 50 tregime për 50 monumete të harruara të Kosovës. Ky libër është që të tregojë pjesën e trishtë të Kosovës, pasi objektet janë të bukura, por janë të trishtuara dhe nuk ka jetë në ato”, shtoi Shoshi.

Debati i moderuar nga profesoresha dhe arkitektja Eliza Hoxha, filloi me Vjollca Aliun, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, e cila tha shkurt se ata kanë marrë disa masa për këto ndërtesa, por nuk është arritur qëllimi.

Në anën tjetër, publicisti dhe studiuesi Shkelzen Gashi filloi fjalën e tij me frikën për rrëzimin e ish-Konsullatës Serbe në Kosovë, për të cilën kishte një arsye.

U tuta shumë që po e rrëzojnë krejt Konsullatën Serbe, që shumë i thojnë vetëm Konsullatë Austriake apo Ruse. Shteti i Kosovës duhet me marrë dhe me e ndreq edhe me i thënë Serbisë, ‘ja ku e ke gati konsullatën që e ke pasë, tash mundesh me bë ambasadë kur e njeh shtetin e Kosovës’”, tha Gashi. Ai ka studiuar librat e historisë e si tregohet historia, ku ka gjetje edhe për trashëgiminë kulturore.

Fëmijëve nuk i mësojnë për trashëgimin kulturore, si për trashëgimin mesjetare serbe, siç janë manastiret ortodokse. Jam i bindur që nëse ja mësojnë, mësuesit ju thonë se ato kanë qenë shqiptare më parë, e gjëra të ngjashme. Nuk mësojnë për trashëgimin kulturore për Periudhën e pushtimit osman. Te ne nuk mësohet as objektet e trashëgimisë kultuore të socializmit jugosllav”, tha Gashi, e përmendi edhe hotelet e dëmtuara dhe të ndërrimit të fytyrës dhe origjinalitetit të tyre sikur “Sqiss Diamond”, ndërtimet pranë hotelit “Pashtrik”-u në Gjakovë dhe të tjera.

E arkitekti Arbër Sadiki e tregoi një gjendje e cila bëri që publiku më larg arkitekturës të bënte “wow”, e ata që ishin të ulnin kokën me pohim.

Më tragjike është se as në Fakultetin e Arkitekturës nuk mësohet asgjë për modernizmin jugosllav”, tha Sadiki. Sipas tij, nuk po ka respekt për objektet të asnjë periudhe, e arsyeja e braktisjes që i tha Sadiki bënin që përsëri salla të pohonte me kokë në heshtje.

Një hapësirë braktiset për të njëjtat arsye që ndërtohet. Kur nevoja bjen, atëherë ajo braktiset”, shtoi arkitekti Sadiki, e aktivizimin e tyre e sheh në forma të ndryshme, ku përmendi idenë e viteve të ’60-a, ku ishte propozuar që Hamami i Prizrenit të shndërrohet në galeri.

Arber Sadiki preku disa herë në pika të ndjehshme, sikur ishte aryseja që duhet mësuar “Modernizmi Jugosllav”, pasi “Gjërat që nuk njihen nuk mund të duhen, por është paradoks si urrehen”.

Ndërsa, sociologia Linda Gusia tha që objektet janë ato që pushtetin e bëjnë të lexueshëm, e hapësirat e tilla të braktisura bëjnë ftesë për abuzim të mëtutjeshëm.

Pjesë e debatit ishte edhe drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, tha që interesi ndaj trashëgimisë kulturore është i vogël edhe në institucione, dhe ka konsideruar paradoks mos shfrytëzimin e hapësirave të braktisura.

Debati vazhdoi edhe me pjesëmarrës, ku pak prej tyre prekën temën për të cilën ishin lodhur, por derdhën mendimet e tyre në përgjithësi për hapësirat dhe ndërtimet. Ajo që u vërejt ishte komenti i një studenteje e cila kërkoi që të bëhej një institut në Fakultetin e Arkitekturës dhe punimet e studentët të arkitekturës, edhe për hapësirat publike, t’i hyjnë në punë edhe komunave të Kosovës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending