Aktuale
Hangzhou Prism, ndërtesa në formë prizmi në Kinë
Ka nisur tashmë ndërtimi i Xinhu Hangzhou Prism, ndërtesës me përdorim të përzier në formë piramide të projektuar nga firma arkitekturore OMA.
Projekti është porositur nga Zhejiang Xinhu Haichuang Group. Hangzhou, kryeqyteti i provincës së Zhejiang, njihet si një nga qytetet më të bukura të Kinës me një cilësi të lartë jetese.
Qyteti po zhvillohet me shpejtësi në një qendër të rëndësishme teknologjike, shtëpi për disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Kinë, përfshirë Alibaba Group Holding dhe NetEase dhe disa firmave të reja fillestare në zhvillim e sipër.
Hangzhou garon me Pekinin dhe Shanghai për të tërhequr fuqinë punëtore të ekonomisë së re në Kinë dhe të diplomuarit e rinj të teknologjisë. Dizajni i OMA për Xinhu Hangzhou Prism integron modernitetin në bukurinë e peizazhit natyror përreth. Kompleksi do të strehojë një hotel, hapësirë e shitjeve me pakicë, galeri dhe një kopsht të hapur.
Ndërtesa e quajtur Prism prej 50,000 m2 formohet nga dy prerje radikale të zhdrejta nëpër strukturën në formë zarfi të ndërtesës, duke krijuar tarraca papafingo me pamje skenike. Prismi plotësohet nga një kullë ngjitur 35,000 m2, që pasqyron gjeometrinë e një prizmi në fasadën e tij.
Dizajni mundëson një programim fleksibël dhe një repertor të gjerë të hapësirave komunale në natyrë, duke ruajtur një identitet të fortë vizual: goditjen në formën e tij, arcetipike por bashkëkohore. Projekti drejtohet nga Chris van Duijn dhe Michalis Hadjistyllis dhe pritet të përfundojë në vitin 2020.