Aktuale
Hamza: Për rrugën Prishtinë-Mitrovicë paratë janë gati, pritet kompania
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/Prishinte-Mitrovice.jpg)
Brenda këtij viti po pritet që të nis ndërtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, dhe asaj Prishtinë-Mitrovicë. Ndryshe për të parës për këtë të dytën janë siguruar mjetet financiare por që pritet përzgjedhja e kompanisë e cila do të kryejë punimet.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Financave, Bedri Hamza, shkruan Ndërtimi.info
“Sa i përket rrugës për Mitrovicë financat janë të sigurta për financimin në tërësi. Dhe unë pres përzgjedhjen e kompanive për ekzektuimin e projektit”, ka sqaruar Hamza.
E për rrugën Prishtinë-Pejë, javë më parë është nënshkruar marrëveshja me Bankën Bontërore për Rindërtim dhe Zhvillim me vlerë 71 milionë euro.
Por që gjatë këtyre ditëve Minsitria e Financave po bënë bisedime siç ka treguar ministri Hamza për një një marrëveshje tjetër me Bankën Investive, përmes së cilës do të sigurohen në tërësi mjetet financiare.
Në tërësi financat nuk janë siguruar as për Autostradën Prishtinë-Gjilan, por që sipas Hamzës projekti do të realizohet në periudhën kohore prej dy apo tre viteve.
“Rruga në pjesë të Gjilanit e ka një pjesë të fondeve. Do të jetë projekt që do të realizohet brenda 2-3 vite”, tregoi Hamza.
Brenda këtij viti po pritet që të përfundojnë të gjitha punimet e Autostradës Prishtinë-Shkup.
Hamza i cili ishte i ftuar në emisionin “Monitor” të RTK-së, tha se punimet duhet të përfundojnë në 2018-ën.
“Sa i përket rrugës në drejtim të Shkupit është viti ku duhet të përmbyllen të gjitha punimet. Duhet të përfundojë projekti”, kështu ka thënë ministri Hamza
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)