Aktuale
Hamza: Në vitin 2018-të do të ketë rritje të pagave
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/bedri-hamza.jpg)
Në Kuvendi e Kosovës po diskutohet për projektligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës të vitit 2018-të.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ka thënë se ministria që drejton duke respektuar gjitha procedurat ligjore ka përgatit dhe aprovuar në Qeveri projektligjin për vitin 2018.
“Ky draft buxhet është i harmonizuar me të gjithë edhe me FMN. Jemi të bindur që kemi bërë më të mirën për shpërndarjen e drejt të parasë publike. Gjatë përgatitjes jemi fokusuar në vitin 2018 duke pasur parasysh edhe implikimet për vitet vijuese”, ka thënë Hamza në foltoren e Kuvendit.
“Ky draft buxhet nuk do të shihet vetëm për vitin 2018 por edhe për periudhë afatmesme”.
Ai ka thënë se do të ketë rritje ekonomike stabile dhe të qëndrueshme, politika tatimore, dhe lehtësira për prodhuesit vendor.
“Në vitin 2018 të matet përmes Bruto Produktit dhe do të jetë 4.6 përqind në terma real kurse në terma nominal prej 6 përqind. Rritje të njëjtë ka projektuar edhe Banka Botërore”,
“D të ketë rritje të pagave, rritje të ndihmës për kategoritë në nevojë dhe për kategoritë tjera”, është shprehur Hamza.
“Te shpenzimet buxhetore, do të financohen të gjitha politikat me prioritet të qeverisë. Banka Botërore duket të jetë edhe më optimiste, ku ka projektuar 4.8 përqind. Kjo rritje pritet të mbështete nga nivel i rritjes së investimeve, konsumit dhe rritja e eksportit”.
“ Në vitin 2018 do të ketë rritje të stabilitetit të çmimit. Edhe remitancat do të jetë faktor i rritjes së kërkesës agregate në vend” ka deklaruar ai ndër të tjera.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)