Connect with us

Aktuale

Hamza: Kosova me stabilitet të dukshëm financiar, rritja ekonomike 4.3%

Published

on

Vonesa e konstituimit të Qeverisë së re dhe Kuvendit, mund të shtyjë edhe votimin e Buxhetit të Kosovës.

Por, ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë planin se si të veprohet në një situatë të tillë.

Megjithatë, beson që zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor, në mënyrë që të konstituohen institucionet e reja.

“Unë dua të besoj që zgjedhjet do të ndodhin në një afat edhe ligjor dhe kushtetues optimal dhe do të kemi një konstituim të institucioneve pas zgjedhjeve dhe buxheti të aprovohet brenda vitit aktual me qëllim që viti i ardhshëm të fillojë me buxhet të ri të aprovuar këtë vit. Nëse për çfarëdo arsye nuk do të arrihet buxheti që të aprovohet në vitin aktual ka mundësi që dy muajt e parë të vitit të ardhshëm të shkohet me 1/12, ndërsa për një muaj shtesë kërkohet vendim i Kuvendit që të zgjatet shfrytëzimi i buxhetit me 1/12 dhe pastaj të ketë buxhet të ri.  Besoj që do të krijohen kushtet dhe rrethanat që buxheti të aprovohet në vitin aktual”, tha ai.

Hamza thotë se për rreth dy vjet sa udhëhoqi me këtë ministri arritën të krijojnë një stabilitet financiar. Thotë se nuk pati asnjë vonesë për linja të ndryshme buxhetore.

“Nuk ka pasur vonesa në pagesën e pagave, nuk ka pasur vonesa në pagesën e pensioneve dhe nuk ka pasur asnjë arsye të vetme për asnjë organizatë buxhetore, as në nivel lokal dhe as në nivel qendror që të kenë vonesa në pagesën e obligimeve ndaj kontraktorëve sepse mjetet i kanë pasur në dispozicion. Likuiditeti i shtetit ka ardhur si rezultat i rritjes së të hyrave, kemi performancë të mirë të të hyrave dhe unë jam optimist që ky trend të vazhdon në pjesën e mbetur të vitit”, tha ai.

Shefi i “kuletës së shtetit”, thotë se gjatë kësaj periudhe përmirësuan indikatorët makroekonomikë, rritën buxhetin për rreth 700 milionë euro, por u shënua edhe një rritje e dukshme ekonomike.

“Kemi përmirësim të indikatorëve makroekonomikë. Rritja ekonomike është më e lartë se që ka qenë në kohën kur unë kam ardhur. Vazhdon me qenë mbi 4 për qind, për vitin 2017 mbi bazën e të dhënave zyrtare të cilat i publikon Agjencioni i Statistikave të Kosovës ka qenë 4.2 për qind, që ka qenë më e madhe sa unë kam ardhur ministër. Vlerësimet janë për vitin 2018 që duhet të jetë 4.3 për qind. Megjithatë presin Agjencionin e Statistikave që të del me të dhënat zyrtare kah shtatori ose tetori. Trendët janë premtuese nëse ndodhen zhvillime që janë të parapa brenda buxhetit”, tha ai.

“Kemi rritje të Buxhetit të Kosovës, që është rritje signifikante nga rreth 1.7 miliardë që ka qenë i ekzekutuar buxheti, jo i planifikuar në vitin 2017, këtë vit është i planifikuar mbi 2.4 miliardë që është një rritje thuajse për 700 miliardë brenda kësaj periudhe kohore, është një rritje jashtëzakonisht domethënëse dhe kjo jo si rezultat i rritjes së borxhit publik sepse borxhin publik kemi me arrit ta mbajmë nën kontroll dhe aktualisht borxhi publik sillet rreth 17 ose 18 për qind e bruto produktit vendor”, tha ai.

Hamza thotë se edhe sa i përket bilancit bankar janë brenda rregullës fiskale. Madje shton se kanë në dispozicion para të gatshme rreth 9 për qind të BPV-së.

“Bilanci bankar presim që të jetë brenda rregullës fiskale, më i mirë se i planifikuar, presim që diku të sillet rreth 1 për qind e deficitit primar dhe bilanci bankar. Kemi rritje të parasë së gatshme, paraja në dispozicion për t’u shpenzuar është diku rreth 9 për qind e Bruto Produktit Vendor, ndërsa ne e dimë që kërkohet diku të jetë rreth 4.5 për qind e produktit vendor.”, thotë ai.

I pari i MF-së pret që gjysmën e dytë të këtij viti të ketë ngritje të realizimit të projekteve kapitale, për çka inkurajon organizatat buxhetore të shfrytëzojnë mjetet në dispozicion.

“Mund të jetë që kjo pjesë e vitit të ketë një ngritje apo dinamizmi të ekzekutimit të buxhetit. Të gjitha organizatat buxhetore i kanë mjetet në dispozicion për shpenzim dhe unë i inkurajojë edhe kësaj radhe si shumë hera tjera që ata t’i respektojnë procedurat dhe transparencën, por ta dinamizojnë dhe ta rrisin punën dhe kryesisht te projektet kapitale”, tha ai.

Ministri në largim i Financave, thotë se gjatë këtij mandati punuan shumë edhe në reformat fiskale, disa prej tyre tashmë vetëm se kanë dhënë efektet e tyre.

Hamza ka komentuar edhe taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, për të cilën tha se është pasojë e një politike të egër të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Sipas tij, kjo taksë nuk ka ndikuar në rritjen e të hyrave, përveç se ka ndryshuar origjinën e eksportit të mallrave, të cilat tashmë vijnë nga Maqedonia, Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending