Aktuale
Halitjaha tregon për rikosntruksionin e Mekës që po e bënë në Arabinë Sudite

Inxhiniri kosovar Bardhyl Halitjaha i cili po punon në projketin e rikonstruksionit të Mekës në Arbanisë Saudite, në Konferencë për Ndërtim që po mbahet në Prishtinë ka treguar për këtë projekt madhor.
Halitjaha tregoi për sfidat me të cilat janë përballur gjatë rikonstruksionit por që gjithçka thotë se është bërë në detale.
“Që pesë vite jam pjesë e këtij projekti. Ky ka qenë projekti i parë që kompania ime ka bërë. Ka sfida të shumëta me të cilat janë allafaquar 70 inxhinier e arkitektë që punojmë aty. E veçanta është se këtu është punuar me detale e që ka kushtuar me mund e sakrificë te stafi punues. Është ndër projektet që jemi ballafaqur me sfida të ndryshme. Në kupolë është bërë rikonstruksioni dhe montimi i saj”, tregoi inxhinieri.
Fillimisht në këtë projekt madhor ishin bërë konstruksionet e qelqit. Ai e qujti vetën me fat të jetë pjesë e grupit punues me renome botërore nga të cilët ka mësuar një kulturë profesionale, kulturë kjo që sipas tij po i mungon Kosovës
“Fillimisht janë bërë konstruksionet e qelqit. Nuk është vetëm një firmë që punon aty por janë shumë firma me renome botërore e që kam pas fatin të marr një kulturë profesionale nga ta. Çka vlenë të veçohet, pse e them këtë është se neve na mungon kultura profesionale, pa dashur të jem kritik e nënçmues në këtë vlerë. Unë deri më tani nuk kam arritur të marrë një nëncmim nga stafi im qoftë projektues pse unë jam i ri dhe pse jam ikkuadruar në këtë projekt. Unë jam ndier i motivuar për të qenë pjesë e tyre duke qenë asistent i projekt menaxherit”, shpejgoi Halitjaha.
Në mesin e shumë të vecantave në rikosntruksionin e Mekës janë edhe punimet e qelqit me 12 metra pa shkëputje
“Kemi arritur të bëjëm punimet e qelqit 12 metra pa shkëputje. Kemi bërë punime të fasadës dhe konstruksionet metalike. Mos të harrohet ky projekt është kritikuar që është vendosur shumë mermeri dhe mos është humbur idnetiteti, por kjo është e tillë që ka qindra harqe e që janë të montuara dhe funskionale të cilat me milimetra është punuar e është derdhur shumë djersë për këtë”, tregoi Halitjaha.
